Ndryshe nga fqinjët e tyre francezë, britanikët zakonisht i shmangen konsumit të kërmijve. Por ka një trend të ri që përfshin këto gjallesat e rrëshqitshme dhe një gjë për të cilin britanikët kanë dëshirë: shmangien e taksave.
Skema është si e rrëshqitshme, ashtu edhe e thjeshtë. Kur një pronë komerciale lirohet, pronari bëhet i detyruar të paguajë taksat e saj, të njohura si “business rates”. Për t’i shmangur (një zyrë prej 5.000 metër katrorë në qendër të Londrës mund të duhet të paguajë £12.000, ose $16.000, në muaj), disa pronarë e kthejnë zyrën në “fermë”. Blihen kuti me kërmij të gjallë për £14 secila dhe prona pretendohet të jetë një njësi bujqësore, e përjashtuar nga taksat e biznesit.
Fermat urbane të kërminjve konsiderohen nga autoritetet lokale dhe gjykatat si mashtrim. Një sipërmarrje në Liverpool kishte 15 kuti me vetëm dy kërminjë secila. Adam Hug nga Këshilli i Qytetit Westminster thotë se është e vështirë të ndalohet kjo sjellje sepse skemat drejtohen nga agjentë që fshihen pas kompanive “guackë”. Pasi një gjykatë gjen se “ferma” është e paligjshme, biznesi thjesht shpall falimentimin dhe detyrimi fiskal duhet të fshihet.
Ekziston një industri e vogël këshilluesish për të minimizuar taksat e biznesit. Kur një pronë lirohet, pronarët mund të kërkojnë 90 ditë përfitim nga lehtësimi për prona të zbrazëta (EPR). Një dobësi ligjore lejon pronarët të vendosin kuti të zbrazëta (ose ndonjë objekt tjetër) në pronën e tyre për një periudhë gjashtëjavore “okupimi”; pas së cilës mund të kërkojnë përsëri 90 ditë EPR. Duke e bërë këtë gjatë 12 muajve, ata mund të ulin detyrimet fiskale deri në 75%.
Për të penguar këtë “lëvizje kutish”, vitin e kaluar qeveria zgjati periudhën e pranueshmërisë për EPR nga gjashtë në 13 javë. Në vitet e fundit, skemat që kërkojnë përfitim të plotë nga taksat e biznesit si “vende adhurimi” janë shtuar. Pronari i një parku shkencor në zonën rurale të Kent, me një detyrim vjetor prej £1 mln tha me habi, se të gjitha 60 njësitë tani, në fakt, janë shtëpi të Zotit.
Pronaret kanë mënyra më të lehta për të ulur taksat. ASTOP, një sipërmarrje sociale, lidh pronarët me bamirësi legjitime që marrin përdorim të përkohshëm pa qira të pronave kur ato lirohen. Bamirësit pastaj kërkojnë 80% lehtësim të taksave të biznesit në emër të pronarëve.
Qeveria thotë se dëshiron të krijojë një sistem më “të drejtë” dhe “të përshtatshëm për shekullin 21”. Skemat për shmangien e taksave të biznesit kanë pasoja serioze. Taksat vjetore prej £24 miliardë (0.8% e PBB-së) nga prona komerciale janë më të ulëta se në vitet e mëparshme, pasi pronarët dhe qiramarrësit përfitojnë nga përjashtimet (shumica ligjore).
Këshilli i Qytetit Westminster do të mbledhë £2 miliardë nga taksat e biznesit këtë vit, por 95% e tyre dërgohen në Thesar, i cili i shpërndan nëpër vend. Një fermë kërmijshë që shmang taksat në një fshat të veriut mund të ndikojë në buxhetet për kujdesin shëndetësor në një qytet në jug./TheEconomist
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



