Analize

Një “shuplakë” nga Gjermania për Edi Ramën

Në fund të qershorit, krerët e shteteve dhe qeverive evropiane do të vendosin nëse BE-ja do të negociojë për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë. Edhe pse Merkel nuk ka mbajtur asnjë qendrim zyrtar, koalicioni qeverisës në Gjermani, është më i përçarë se kurrë për zgjerimin e unionit, në veçanti për anëtarësimin e Shqipërisë.

Kryetari i Komisionit për çështje evropianet në Bundestag, Gunther Krichbaum (CDU), ka dalë sërish kundër anëtarësimit të Shqipërisë nëpërmjet disa deklaratave në Parlament por edhe intervistave në mediat gjermane. Krichbaum deklaroi së fundmi së në Shqipëri krimi i organizuar arrin në qarqet e larta të qeverisë, duke këmbëngulur se hapja e negociatave me Tiranën do ishte një hap shumë i nxituar që do ta çonte Brukselin drejt përplasjeve më vendet e tjera anëtarë.

Ky qëndrim duket se e ka vënë Krichbaum kundër Michael Roth (SPD), ministrit të Shtetit, i cili ka kërkuar me ngulm hapjen e negociatave, duke thënë se  Krichbaum është pjesë e ekzekutivit dhe se është i detyruar ta pranojë votën e Bundestagut gjerman. Sipas Roth hapja e negociatave nuk është më një çështje politike, por një mënyrë për për t’i dhënë shpresë qytetarëve në Shqipëri dhe Maqedoni. Sipas tij Ballkani Perëndimor është një provë për suksesin dhe qëndrueshme të modelit evropian, edhe në qoftë se rruga drejt anëtarësimit në BE do të ishte ende e gjatë dhe e mbushur me kushte dhe reforma.

Michael Roth

Më 28-29 qershor, Këshilli Evropian duhet të vendosë të pranojë ose jo propozimin e Komisionit të BE-së për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Shtetet anëtare të BE-së kanë rezerva për një hap të tillë, pasi mazhi i Shqipërisë është shumë negativ. “Para zgjedhjeve evropiane në maj 2019, do të ishte mirë mos të ballafaqoheshim me anëtarësimin e vendeve të papëlqyeshme”, thonë disa. “Duhet t'i japim Shqipërisë dhe Maqedonisë një mungësi”, argumentojnë të tjerët. Pikërisht ky qëndrim pasqyrohet edhe në fraksionet qeveritare, në Gjermani.

Kancelarja Angela Merkel (CDU) deri më tani nuk ka treguar qëndrim asnjë qendrim zyrtar, por ka gjasa të përpiqet për një konsensus me Parisin. Merkel e refuzoi në mënyrë të qartë qëndrimin e Komisionit Evropian, sipas të cilit një aderimi i Serbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë ishte e mundur në vitin 2025”. "Nuk besoj se ky është një afat kohor që duhet synuar", tha kancelarja.

Qeveria gjermane është e vetëdishme se BE-ja është dobësuar për shkak të “Brexit” dhe qeverisë së re populiste të Italisë. Anëtarët e unionit kanë ende kujtime të këqija për pranimin e shpejtë të Bullgarisë dhe Rumanisë. Krichbaum nga ana tjetër,  është mëse dakort për të negociuar me Maqedoninë, por nuk mendon të njëjtën gjë për Shqipërinë.

"Për momentin, unë jam kundër fillimit të negociatave të pranimit për Shqipërinë. Hapja e negociatave do të ishte një hap shumë i nxituar. Edhe pse Shqipëria ka ndërmarrë reforma të shumta, sidomos në gjyqësor, ato duhet të zbatohen tërësisht. Kjo vlen veçanërisht për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, i cili shpesh arrin në qarqet më të larta të qeverisë. Mendoj se Komisioni Evropian ka më shumë mirëbesim se sa duhet.”

Gunther Krichbaum

Marrdhëniet mes Krichbaum dhe Ramës u përkeqësuan edhe më shumë për shkak të artikujve të shkruar në disa media shqiptare kundër deputetit kristian-demokrat. Kryetari i Komisionit të Bundestagut për Bashkimin Europian, në të njëjtën ditë me shpalljen e rekomandimit të Këshillit të Evropës për çeljen e negociatave, tha në një intervistë për DË se Shqipëria ka ende deficite në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Rama dhe Krichbaum

Disa media në Shqipëri iu përgjigjën këtij prononcimi me artikuj që e sulmonin personalisht deputetin gjerman. Siç bënë të ditur për DË qarqet e CDU-së në Berlin, disa deputetë demokristianë mendojnë se artikujt që e akuzonin deputetin gjerman si pro-rus dhe pro-serb dhe si vegël të opozitës shqiptare, vinin nga autorë të afërm me Partinë Socialiste.

Kjo ishte arsyeja se përse deputetët rreth grupit parlamentar për Ballkanin Perëndimor, në shenjë solidariteti me kolegun e tyre, vendosën të mos i përgjigjeshin ftesës që u kishte bërë kryeministri Rama në një nga restorantet më luksoze dhe ekskluzive të Berlinit. Edhe pse kreu i qeverisë shqiptare, gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Bashkimit Europian, u distancua nga artikujt në fjalë, deputetët mendojnë se kjo mënyrë e të përgjigjuri ndaj kritikave me akuza personale është një shenjë presioni. “Kjo fushatë nuk ka të bëjë me zotin Krichbaum, këtu dërgohet hapur një sinjal brenda vendit. Ne shpifje për ata që dalin kundër nesh”, u shpreh një deputet që kishte refuzuar pjesëmarrjen në darkën e kryeministrit. Krichbaum është i vetmi politikan i CDU-së që ka dalë hapur deri tani kundër çeljes së negociatave. Se sa deputetë të partisë së tij janë kundër fillimit të negociatave, kjo nuk dihet. Vëzhgues mendojnë fraksioni i CDU/CSU-së nuk e ka përmbyllur ende procesin e formimit të një qëndrimi.

Por çeljen e negociatave e mbështesin edhe deputetë të fraksioneve të tjera parlamentare që aktualisht janë në opozitë. Të tillë janë Të Gjelbrit. Manuel Sarrazin, deputet i kësaj partie dhe anëtar i Komisionit të Bundestagut për BE-në e shikon të nevojshme çeljen e negociatave: “Kush ka interes ta nxisë qeverinë shqiptare të çojë përpara reformat, duhet të kuptojë se çelja e negociatave na jep më shumë instrumente për të kërkuar transformime konkrete, sesa po t’i zvarrisim ato pa afat”, tha Sarrazin në një intervistë, disa javë më parë.

Rama dhe Merkel

Sipas Sarrazinit, i cili ishte vetë në Shqipëri para pak kohësh, parakushti për hapjen e negociatave, Vettingu, është plotësuar. “Shqipëria është një vend kyç për integrimin e suksesshëm të Ballkanit Perëndimor në BE dhe momenti aktual është shumë vendimtar për të qenë i suksesshëm në të gjithë rajonin”, argumenton Sarrazin.  
Si për Ramën ashtu edhe për favorizuesit e tjerë të çeljes së negociatave është e qartë se negociatat nuk do t’i japin fund reformave. Prandaj edhe ministri i shtetit Roth, përveç premtimit për angazhimin e tij të fortë për çeljen e negociatave i shprehu kryeministrit shqiptar disa shqetësime, që mund të kuptoheshin edhe si fusha në të cilën mund të fokusohej puna e qeverisë shqiptare për t’ua bërë më të lehtë të lëkundurve që të ndryshojnë mendim në favor të Shqipërisë.
Roth tha se disa muaj më parë se shpreson që të hapet një proces ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, “në mënyrë që të bëhet e qartë se organet e drejtësisë janë të pavarura.”

Kryeministri Edi Rma 

Ai po ashtu tërhoqi vëmendjen që të mos nënvleftësohet ekonomia, në mënyrë që edhe brezi i ri të shohë një perspektivë në vendin e tij: “Gëzohemi për çdo shqiptar të ri që është i diplomuar dhe vjen në tregun e punës në Gjermani. Por ky largim i madh i trurit (brain drain) është i padrejtë për Shqipërinë”, tha politikani gjerman. Ju keni nevojë për të rinjtë, sepse pa këtë brez të ri e të kualifikuar do ta keni të vështirë ta ankoroni vendin tuaj në mes të Evropës.

Roth u ankua edhe për fenomenin e polarizimit total që sundon në sistemin politik në Shqipëri, por edhe në shumë vende të tjera të Evropës Lindore, ku rivali politik shihet si armik: “Sjellja e opozitës në parlament është e papranueshme. Nuk mund të ndërpritet thjesht puna parlamentare dhe të dalësh nga parlamenti. Duhen shfrytëzuar instrumentet demokratike”, tha ministri gjerman dhe shtoi: “Por unë pres që qeveria dhe partitë qeveritare të bëjnë gjithnjë tre hapa përpara drejt opozitës dhe të mos presin derisa të vijë opozita dhe të bëjë një hap drejt tyre.”

Burimet: "Welt", "DW"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë