Pas testeve të njëpasnjëshme në Formula 2, piloti me origjinë shqiptare, Lirim Zendeli, ka siguruar një hap të madh në karrierë. Ai do të garojë në Formula 2 nga sezoni i ardhshëm, me makinën e MP Motorsport. Ai provoi makinën e tij të re javën e kaluar në testimet në Bahrejn, njofton skuderia holandeze MP Motorsport, e cila duket se aty është bindur për të nënshkruar me të.

Në një video të publikuara nga skuderia e Formula 2, Zendeli tregon emocionet e kësaj eksperience: “Sot shënon një ditë shumë e veçantë për mua. Jam shumë i lumtur që do drejtoj makinën e MP Motorsport në vitin e parë të saj në Formula 2. Me katër fitore ata treguar formën e vërtetë fituese dhe unë jam i etur për t’i shtuar suksesin në vitin 2021. Ekipi ishte jashtëzakonisht produktiv në testet e zhvilluar në Bahrein, kështu që unë kam besim se do të jemi në gjendje të bëjmë mirë.”

21-vjeçari gjatë sezonit të shkuar ishte pjesë e Formula 3 me Charouz Racing System, duke e mbyllur botërorin e Formula 3 në vendin e 8-të në kuotën e 104 pikëve, ndërkohë që ky shihet si një hap i madh drejt objektivit të tij, që një ditë të garojë në elitën e garave me makina, Formula 1.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




