Nga Gazeta ‘SI’ – Një shqiptar mban mesatarisht 117 euro cash në xhep, thotë një raport i fundit nga banka qendrore e Austrisë, OENB.
Shifrat i referohen vitit 2024 dhe vërehet një rënie e preferencës për euro, të paktën krahasuar me vitin 2022 kur një shqiptar mbante 149 euro cash në xhep. Për vitin 2023, raporti thotë se nuk ka të dhëna të disponueshme.
Por ndërsa sasia e eurove është ulur, është rritur numri i shqiptarëve që i mbajnë. Në 2024, 35% e shqiptarëve mbanin euro në kuletë, nga 30% në 2022-shin.

Kjo sipas raportit do të thotë se qytetarët i përdorin eurot për transaksione të zakonshme. Por shqiptarët e përdorin euron dhe si ruajtës të
I njëjti raport, tregon se 60% e shqiptarëve kanë shpresë së euro do të stabilizohet për të paktën 5 vitet e ardhshme.
Prej më shumë se 2 vitesh, Shqipëria ka përjetuar një zhvlerësim historik të euros, më shumë se 25%, duke ndikuar drejtpërdrejtë në sjelljen financiare të konsumatorëve. Gjithsesi, monedha europiane vazhdon të dominojë depozitat në sistemin bankar shqiptar.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



