Nëse je në dijeni se disa çifte ndahen dhe lidhen disa herë gjatë vitit, atëherë t’i ke dëgjuar për “gjysmën tënde”.
Ndonjëherë kjo mund të ngatërrohet me “shpirtin binjak”, në fakt “gjysma” është më e fortë.
“’Gjysma jote’ është dikush që ka një rol thelbësor në jetën tënde dhe që të ndikon për mirë”, thotë astrologia Kyle Thomas. “Këto lidhje janë pasionante, intensive dhe ikin e vijnë. Lidhjet me gjysmën tënde nuk janë të lehta. Të thyejnë zemrën dhe janë kaotike”.
Nëse kjo duket e rëndë, epo është! Kështu, lidhjet e “gjysmave” nuk janë përherë të këqija apo me fund të zymtë edhe pse Thomas thotë se është shumë e radhë që ata të përfundojnë me njëri-tjetrin për të gjithë jetë. Nuk ka rëndësi se sa e shkurtër apo kaotike është marrëdhënia e tyre, roli është shumë i rëndësishëm. Ata janë një eksperiencë që të ndryshon jetën dhe të orienton në një drejtim të ri.
Nëse mendon se e ke gjetur gjysmën tënde apo po e kërkon ende, ja ccfarë duhet të dini për këtë lidhje karmike.
Çfarë është një lidhje me “gjysmën tënde”?
Teoria e përgjithshme thotë se “gjysma” është një person i përbërë nga i njëjti material me ty, i lindur në të njëjtën shkëndijë etj. Studiuesit spiritualistë thonë se gjysmat janë një shpirt i vetëm, të ndarë në dy trupa. Sicc shkruante autorja Cathy Heathcliff “shpirti im dhe i tiji janë bërë njësoj”.
“Këto lidhje mund të duken si dashuri me shikim të parë, por në një nivel më të thellë”, thotë Thomas.”Janë pasqyra për ne dhe janë shpirtra të përbërë nga e njëjta rrobë si ne”. Këto lidhje nuk janë për të gjetur dashurinë me të cilën do vdesësh, por për të mësuar disa mësime në jetë.
“Njerëzit që përjetojnë lidhje me gjysmën e tyre, ndajnë një lidhje të fortë psikologjike dhe janë shumë të ndjeshëm ndaj energjisë së njëri-tjetrit – edhe nëse nuk janë pranë”, thotë Thomas.
Duhet të theksojmë se “gjysma” apo shpirti binjak nuk janë gjithmonë lidhje romantike, sipas astrologes Lisa Stardust. Po ashtu, jo të gjithë e kanë një gjysmë (ndjesë). Sipas Thomas ta kesh dhe ta gjesh atë është shumë e rrallë.
Gjysma ime vs. shpirti binjak
Cili është ndryshimi midis “gjysmës” dhe shpirtit binjak?
“Shpirtrat binjakë hyjnë në jetën tonë për të na mbështetur, ndërsa ‘gjysmat’ ekzistojnë për të na transformuar jetën radikalisht – për të bërë veten tonë më të mirë”, thotë Thomas duke shtuar se lidhja me gjysmën është më intensive dhe “e pa rehatshme”.
Ti mund të kesh disa shpirtra binjakë ndërsa gjysmat jetojnë vetëm në çift.
Fazat e gjetjes së gjysmës
Ekspertët nuk bien dakord se sa faza ka për gjetjen e shpirtit binjak, por këto 5-7 janë të zakonshme.
1.Përgatitu për të takuar gjysmën
A ke ndonjë ndjenjë të çuditshme që dikush apo diçka e madhe po pret për ty? Kjo është faza e parë thotë Chris Pleines, themelues i platformës DatingScout.com.
2. Zgjimi: takimi me gjysmën
Është e mundur që ta kesh takuar gjysmë tënde, shpjegon Pleines, por kjo është faza kur të duket se po dashurohesh me këtë person dhe kjo duket si gjëja më e lehtë në botë, por kujdes! “Kjo mund të mos zgjasë, sepse këto marrëdhënie janë të prirura për të qenë kaotike dhe përfshijnë ndarjen”, shpjegon Pleines.
Mary J. Gibson, eksperte, e quan këtë fazë si “zgjimi” – kur lidhja mbushet me rastësi dhe çdo gjë duket si fat. Këtu nis beson se jeni të “përputhur”.
3. Konflikti ose testi
Tashmë faza e muajit të mjaltit ka mbaruar. Këtu situata bëhet pak e ndërlikuar. Duke qenë se gjysma jote është pasqyrimi jot, këtu ti shikon disa vese të gjysmës që të bezdisin. Ndoshta ti nuk e kupton që edhe ti vetë je ndonjëherë kështu. Ose ndoshta ata i kanë vënë re veset tua më herët. Në të dyja rastet, ti apo partneri jot do të zbuloni gjëra që s’i pëlqeni tek njëri-tjetri.
4. Kriza
Në çdo lidhje, problemet janë të pashmangshme. Kjo fazë është një test stresi për të kuptuar se si ti dhe gjysma jote përballeni me situatat e vështira. Është një katalist i një lidhje më të thellë, thotë Gibson. Pleines shton se “konflikti që ngrihet në këtë periudhë dhe se si ai zgjidhet është vendimtar për jetëgjatësinë e lidhjes”.
5. Ndjekja
Këtu ndodh ndarja, edhe pse nuk është e përhershme, gjysmat ndahen dhe ribashkohen disa herë. Kjo është fazë e pashmangshme dhe do të ndodhë pavarësisht se sa mirë shkoni. Një nga gjysmat do të distancojë veten që do të krijojë një dinamikë shty-tërhiq dhe gradualisht do të përfundojnë në një ndarje finale. “Njëri nuk mund të ndjekë dhe tjetri të ikë përjetë”, thotë Gibson.
6. Dorëzimi
Thuaj mirupafshim egos sepse duhet të rritesh pak. Koha larg gjysmës tënde është ajo kur duhet të reflektosh mbi kohën e kaluar bashkë. Dorëzimi nuk do të thotë se po heq dorë, por të pranosh se fatit nuk i shpëton dot. Lamtumira nuk mund të jetë e përhershme gjithsesi.
7. Ribashkimi
Ndërsa jo të gjithë janë aq fatlumë sa të takojnë në jetë gjysmën e tyre, ti je shumë shumë nëse të jepet mundësia për ribashkim. “Nëse fokusohesh në përmirësimin e vetes tënde, me qëllim takimin e gjysmës, ka gjasë që kjo të ndodhë. Kur ndodh, do të keni një ribashkim të trurit, trupit dhe shpirtit – një trifekta perfekte që disa as nuk e imagjinojnë dot”.
Kjo fazë do të thtoë që balanca është vendosur. Mësimet e kohëve të vështira të ndihmojnë të kuptoni njëri-tjetrin dhe dashurinë tuaj. Kjo fazë është për pranimi, paqen dhe mirëkuptimin. Nëse të është dhënë shansi për t’u ribashkuar me gjysmën, bën mirë të mos e lejosh të shkojë.
Nëse e keni gjetur flakën tuaj binjake, mund të vini re disa shenja dhe ndjenja, duke përfshirë ndjenjën sikur e njihni njëri-tjetrin për një kohë të gjatë, po përjetoni gjëra në të njëjtën kohë, e kuptoni njëri-tjetrin në një nivel të thellë ose keni një lidhje psikike, thotë Stardust.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.