Mjedis

Një shembull si t’i kthejmë shishet në rërë dhe të mbrojmë bregdetin

Idetë më të shkëlqyera, fillojnë me një shishe verë mes miqsh.
“Max Steitz dhe unë kishim shkuar në Tulane, Universiteti në New Orleans. Ishim në semestrin e dytë të shkollës së lartë,” thotë Franziska Trautmann, bashkëthemeluese e kompanisë së riciklimit të qelqit “Glass Half Full”
Ajo tregon se së bashku me mikun e saj po pinim një shishe verë dhe kuptuam se do të përfundonte në kosh, sepse nuk kishte asnjë opsion të besueshëm riciklimi.
“Ishim duke menduar po sikur të mund të bënim diçka me atë shishe, ta kthenim në diçka tjetër ose ta riciklonim? Kështu na lindi ideja për ta kthyer xhamin në rërë. Të gjithë kanë nevojë për rërë, është një burim. Më pas, pasi bëmë më shumë kërkime, kuptuam se ka gjithashtu një mungesë globale të rërës ”,shtoi Trautman.
Miqtë e kolegjit themeluan kompaninë dy vjet më parë dhe filluan të mbledhin shishe qelqi në oborrin e shtëpisë së tyre. Pasi mblodhën 150,000 dollarë nëpërmjet fushatës së bamirësisë “GoFundMe”, ata ishin në gjendje të zgjeroheshin në një strukturë përpunimi në New Orleans.
Qëllimi i programit të riciklimit është të shkurtojë mbetjet dhe përfundimisht të ndihmojë në ngadalësimin e erozionit bregdetar duke i kthyer shishet e qelqit në rërë.
Trautmann, 24 vjeç e cila u rrit në qytetin e vogël të Carencro në Luizianën jugore, thotë se ajo ishte e motivuar nga shteti i saj i origjinës për këtë gjë sepse atje ka një mungesë të madhe të rërës.

Pjesa më e madhe e qelqit ende grumbullohet në depo të mëdha pasi nuk ka asnjë prodhues rajonal të qelqit për ta ricikluar. Problemi shkon deri diku për të shpjeguar popullaritetin e “Glass Half Full”. Për 25 dollarë në muaj, kompania merr gota nga shtëpitë dhe bizneset dhe shërbimi ka një listë të gjatë pritjeje të bareve dhe restoranteve të New Orleans që duan të bashkohen.
“E vetmja gjë që i ngadalëson ata, është kapaciteti operacional i ekipit të tyre të vogël. Ne nuk kemi pasur ende një problem me kërkesën”, thotë zonja Trautmann.
Në total, “Glass Half Full” kanë marrë më shumë se 1 milion shishe xhami nga depot e mbetjeve.
Shishet e qelqit janë të renditura sipas ngjyrës, llojeve të qelqit dhe etiketave nëse përmbajnë.
Xhami më pas kalon në një rrip ku shtypet dhe bëhet pluhur nga makineritë. Ajo që del është një përzierje si rëra dhe zhavorri e cila kalon më pas në një sitë. Trautmann ka grumbulluar 95,000 ndjekës me video tërheqëse të TikTok rreth operacioneve të tyre të riciklimit.
Një sasi e madhe e rërës po përdoret aktualisht në kërkime nëse xhami i ricikluar mund të përdoret për t’u përdorur në vijën bregdetare.
Shkencëtarët po studiojnë se çfarë ndikimi ka rëra e ricikluar tek peshqit dhe bimët vendase që mund të rriten në të. Ekspertët e inxhinierisë po përcaktojnë se cilat mund të jenë vendet më të mira për të vendosur rërën.
Projekti përfshin “Glass Half Full”, Fondacionin Kombëtar të Shkencës dhe shkencëtarët e universitetit Tulane dhe Jackson State, së bashku me komunitetin indigjen të Pointe-Au-Chien në një përpjekje për të rivendosur tokën e tyre përgjatë Gjirit.
“Kjo është një zonë dhe një fis që u ndikua më shumë nga uragani Ida dhe ka qenë historikisht më i prekuri nga gërmimi i kanaleve nga kompanitë e naftës dhe gazit”, thotë zonja Trautmann.
Projekti me komunitetin Pointe-Au-Chien zgjat deri në maj, pikë në të cilën Glass Half Full shpreson të fillojë me punë të tjera restauruese më afër New Orleans.
“Ne po humbasim gjithë këtë tokë, po na mbaron rëra dhe gjithashtu po dërgojmë shishe në landfill pa asnjë arsye. Po sikur të mund t’i zgjidhnim të gjitha ato probleme me një zgjidhje – riciklimin e xhamit”, tha Trautmann.
Burimi: The Indpendent/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë