Në Izrael, më shumë se gjysma e personave mbi 12 vjeç dhe disa fëmijë më të vegjël kanë marrë një dozë të vaksinës Covid-19. Çfarë mund të mësojmë nga kjo?
Ndërsa gjithnjë e më shumë vende në botë po fillojnë të ofrojnë vaksina Covid-19 për fëmijët mbi 12 vjeç, Izraeli ofron një paraqitje të shkurtër të asaj që mund të tregojë e ardhmja. Vendi vaksinoi me shpejtësi një pjesë të madhe të popullsisë së tij të rritur në fillim të këtij viti. Në qershor, ai rekomandoi vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç dhe tashmë po ofron doza të treta si injeksione përforcuese për atë grup-moshë. Që nga korriku, vendi ka ofruar vaksinime për fëmijët e moshës 5-11 vjeç “në rrethana të jashtëzakonshme”, duke përfshirë sëmundje të rënda kronike të mushkërive dhe probleme me zemrën. Por ndërsa vaksina Pfizer-BioNTech është treguar të jetë e sigurt për fëmijët, vendimi mund të jetë më kompleks sesa për të rriturit.

“Vaksina funksionon dhe kjo është si çdo vaksinë tjetër që keni marrë që kur keni lindur,” thotë Nicole Ritz, specialiste për sëmundjet infektive pediatrike në University Children’s Hospital Basel në Zvicër.
Vaksinimi i fëmijëve në Izrael ka qenë relativisht i qetë. Një numër shumë i vogël njerëzish kanë dalë në rrugë për protesta sporadike. Shumica e prindërve izraelitë janë të gatshëm të vaksinojnë fëmijët e tyre më të mëdhenj: Deri në fillim të tetorit 53.7% e fëmijëve të moshës 12-15 vjeç dhe 84% e 16 deri në 19 vjeç, kishin marrë dozën e parë të vaksinës. Shfaqja e variantit Delta në vend ka nxitur frikën nga izolimet pasi shkollat publike izraelite u hapën më 1 shtator dhe numri i fëmijëve që rezultuan pozitivë për Covid-19 filloi të rritej. Sipas të dhënave nga Qendrat Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve në Izrael, nga të gjithë pacientët në një gjendje të rëndë në tetor, midis 0.2 dhe 0.5% ishin fëmijë të moshës zero deri në 19. Fëmijët pas infeksionit janë më të prekurit nga gjendja e njohur si “Covid i zgjatur” kryesisht me simptoma si dhimbje koke dhe lodhje dhe për këtë ekspertët kanë nxitur më shumë vaksinimin.

Zyrtarë të tjerë izraelitë të shëndetit publik shprehin më shumë kujdes.
“Vaksinimi i fëmijëve nën moshën 12 vjeç ngre çështje dhe pyetje të vështira mjekësore, etike dhe sociale. Nga njëra anë vaksinimi i fëmijëve midis moshës 5 dhe 12 vjeç mund të jetë shumë i dobishëm në trajtimin e përhapjes së sëmundshmërisë Covid-19 dhe zvogëlimin e dimensioneve të epidemisë së koronës. Nga ana tjetër, shqetësimi natyror ka të bëjë me pasojat e mundshme shëndetësore në të ardhmen”, shkroi Adi Niv-Yagoda, një ekspert në politikën shëndetësore në Universitetin e Tel Aviv dhe një anëtar i panelit këshillues të Ministrisë së Shëndetësisë të Izraelit.
Këto shqetësime i bëjnë jehonë Nicole Ritz nga Spitali i Fëmijëve në Universitetin e Bazelit.
“A i vaksinoni fëmijët më të vegjël për të mbrojtur veten apo i vaksinoni ata për të mbrojtur shoqërinë?” pyet Ritz, një specialist i sëmundjeve infektive pediatrike i cili ka trajtuar midis 20 dhe 30 fëmijë dhe adoleshentë me PIMS (sindromi inflamator i shumë sistemeve pediatrike), një sindromë e rrallë dhe e rëndë që shfaqet në më pak se 0.5% të fëmijëve që kanë (ose që kanë pasur) Covid -19.
Ritz tregon për një raport të CDC mbi sigurinë Covid-19 tek adoleshentët e moshës 12 deri në 17 vjeç, i cili ndoqi 8.9 milion adoleshentë amerikanë që kishin marrë vaksinën Pfizer-BioNTech. Sistemi i tyre i raportimit të ngjarjeve të padëshiruara të vaksinave (Vaers) mori 9,246 raporte të ngjarjeve negative pas vaksinimit, një normë prej një në çdo mijë pacientë të vaksinuar. Më shumë se 90% e këtyre ngjarjeve negative ishin ngjarje “jo serioze” si marramendje dhe dhimbje koke. Pjesa tjetër, ose 9.3%, ishin për ngjarje serioze, përfshirë dhimbjen në gjoks, të vjella, ethe dhe miokardit.
Ndërkaq për prindërit, mund të jetë e vështirë për të marrë një vendim të sigurt në mes të studimeve dhe statistikave, por siç duket shumica kanë pranuar të vaksinojnë fëmijët!
Burimi: BBC/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje