Gazeta Si – Një servis automjetesh në fshatin Shtoj i Ri të Shkodrës është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.
Sipas policisë, zjarri ra në servisin në pronësi të 38-vjeçarit me iniciale G.P. Policia njofton se shkak i rënies së zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.
Si pasojë e rënies së zjarrit janë djegur pjesë që shërbenin për rregullimin e makinave që ndodheshin brenda servisit dhe pjesërisht një automjet. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të rënies së zjarrit./
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




