Rënia ekonomike e zonës së euros duket se po thellohet. Anketa e biznesit në rajon në fillim të tremujorit të tretë tregon se ekonomi po tkurret përsëri.
Indeksi që bën matjen e aktivitetit të kompanive në të gjithë bllokun, ra në nivelin më të ulët në pothuajse një vit, ndikuar nga ngadalësimi i industrisë dhe sektorit të shërbimeve.
Rezultati pritet të jetë një thirrje për Bankën Qendrore Europiane, që të pezullojë rritjen e normës së interesit. Euro u zhvlerësua 0.5 cent kundrejt dollarit amerikan, ndërkohë që obligacionet gjermane ranë me 25 pikë përqindje.
Rënia e fortë e Indeksit po rrit frikën për një recesion në vendet e euros.
Edhe ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar po përjeton tkurrje të fortë.
“Ekonomia e eurozonës ka të ngjarë të lëvizë më tej drejt tkurrjes në muajt në vijim, pasi sektori i shërbimeve vazhdon të humbasë,” tha Cyrus de la Rubia, kryeekonomist në Hamburg Commercial Bank, duke shtuar se kishte “një probabilitet të shtuar” që ekonomia gjermane të futet në recesion në gjysmën e dytë të këtij viti.
Dobësimi i kërkesës konsumatore shkaktoi rënien më të madhe të porosive prodhuese që nga viti 2009, ndërkohë që sektori i shërbimeve pësoi rënien e parë të porosive për shtatë muaj. Rritja e vendeve të punës vazhdoi, megjithëse me ritmin më të ngadaltë për më shumë se dy vjet.
Shenja e një ekonomie në dobësim erdhi disa ditë përpara se BQE-ja pritet të vazhdojë të rrisë normat e saj standarde për të trajtuar inflacionin e lartë kokëfortë.
Ekonomistët mendojnë se kjo javë mund të shënojë fundin e ciklit 12-mujor të shtrëngimit monetar të BQE-së, nëse ekonomia e eurozonës vazhdon të dobësohet.
Megjithatë, banka qendrore ka thënë javët e fundit se është e shqetësuar se rritja e lartë e pagave dhe rritja e çmimeve të shërbimeve mund ta mbajnë inflacionin mbi objektivin e tij prej 2 për qind për një kohë të gjatë./FinancialTimes
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



