Kompania amerikane e teknologjisë së lartë, RypLab, ka krijuar ngjitësin që mund të vendoset mbi frytat dhe perimet për t’i mbajtur ato të freskëta për një kohë të gjatë.
Sipas laboratoreve, shumica e ushqimeve që përfundojnë në kosh janë fruta të kalbura 37% dhe perime të kalbura 28%.
Për të shmangur një humbje të tillë, Zhafri Zainudin krijoi pullën me madhësinë e një monedhe që ruan freskinë e fruta-perimeve për më shumë se 14 ditë.

“Është një adeziv që vepron si një mbrojtje natyrore, duke krijuar një shtresë që ngadalëson procesin e pjekjes”,-shprehet krijuesi i pullës.
Kompania e ka testuar dhe miraton përdorimin e saj në avokado, agrume, mollë dhe mango. Synohet përhapja e përdorimit të saj në të gjitha frutat dhe perimet e tjera në përdorim.
Burimi:Focus
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




