Motosport

Një pistë e re në Formulën 1, Kolumbia kandidon me një projekt interesant

Një garë e Formulës 1 në Kolumbi, në vendin e ish-pilotit të Uilliams dhe MekLaren, Juan Pablo Montoja? Është më shumë se një ide, sipas asaj që raporton e përditshmja “El Tiempo”. Lajmi është dhënë nga presidenti i Kolumbisë, Ivan Duque, i cili ka ndarë publikisht propozimin e kryebashkiakut të Barranquilla, Jaime Pumarejo, për të pritur një garë të F.1.

Duque ka folur gjatë ‘workshop’-it “Duke ndërtuar vendin”, që është organizuar për të promovuar dialogun mes qytetarëve dhe politikës.

Ivan Duque, presidenti i Kolumbisë. Gazeta Si, 24 janar 2022

“Pumarejo thotë se ka një mundësi për të paraqitur një projekt, që na lejon të kemi një cirkuit, – thekson Duque. — Mundësia është ende larg konkretizimit, por kryebashkiaku ka folur me drejtuesit e Formulës 1 dhe ka gjithë mbështetjen tonë”.

Kreu i qeverisë kolumbiane ka specifikuar se cirkuiti i projektuar për momentin do të jetë i tipit gjysmë-urban. Pista do të ndërtohet shumë pranë detit, në Barranquilla, qytet në veri të Kolumbisë dhe ndër më të populluarit në këtë vend.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë