Nga Gazeta ‘Si’- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Babrrusë në Tiranë mbrëmjen e sotme(2 tetor) ku një person është gjetur i pajetë në rrugë.
Viktimë mbeti 40-vjeçari Hajdar Ismailgeci.
Burime pranë grupit të hetimit thonë se ka dyshime se viktima u godit me thikë pas një sherri duke mbetur i plagosur, e më pas humbi jetën si pasojë e hemorragjisë.
Trupi i viktimës do të dërgohet në morg për të përcaktuar shkakun e vdekjes ndërkohë policia po punon për të identifikuar autorin/ët e krimit, si dhe për të ndërtuar dinamikën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



