Ka ndodhur

U dyshua për bombë, brenda pakos së zezë në Vlorë ishte një tako druri

Gazeta Si – Një pako e dyshimtë e konstatuar në rrugë në lagjen ‘1 Maji” në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë, është shpëthyer në mënyrë të kontrolluar.

Policia njofton se nga veprimet e kryera nga njësia antieksploziv e ardhur nga Tirana, rezultoi se në brendësi të mbështjelljes ishte një tako druri.

Shpërthimi i komanduar nga forcat xheniere

Pakoja e vogël, e zezë, e mbështjellë me plasmas me ngjyrë të errët, u konstatua rreth orës 14:40, në lagjen “1 Maji

Dyshimet ishin për një bombë me celular, që mund t’i jetë vendosur ndonjë automjeti dhe i ka rënë rrugës

Ishin banorët e rastit që konstauan pakon dhe lajmëruan policinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë