Shendet

Një orë në ditë para ekranit në moshën 2-vjeçare, 397 fjalë më pak të mësuara

Një studim i parë i këtij lloji ka zbuluar se për çdo minutë që një fëmijë kalon para ekraneve, ai do të flasë më pak fjalë.

Hulumtimi, i udhëhequr nga Mary Brushe e Universitetit të Adelaide, gjurmoi 220 familje australiane për një periudhë dy vjeçare për të matur marrëdhënien midis përdorimit të ekranit dhe aftësive gjuhësore.

Në studim, pjesë e doktoraturës së Dr Brushe me Universitetin e Adelaide, u përdorën pajisje të ngjashme me Fitbit për të matur sasinë e zhurmës elektronike dhe bisedën prindër-fëmijë rreth fëmijëve të moshës 12 deri në 36 muaj. Kjo përfshinte zhurmën e krijuar nga ekranet e shikuara nga prindi dhe/ose fëmija.

E vendosur në shtëpi nga fëmijët për periudha 16-orëshe në disa kohë të ndryshme (kur fëmijët ishin të moshës 12, 18, 24, 30 dhe 36 muajsh), pajisja përdori teknologjinë e njohjes së të folurit LENA për të zbuluar numrin e fjalëve të të rriturve, vokalizimin e fëmijëve dhe ndërveprimet prind-fëmijë që kanë ndodhur gjatë periudhës së regjistruar.

Në përgjithësi, studiuesit koduan më shumë se 7 mijë orë audio për të llogaritur sasinë e kohës që fëmijët ekspozoheshin para ekranit, në krahasim me zhurmat e tjera elektronike.

“Ne donim të kuptonim se sa shumë kohë ekspozoheshin ndaj ekranit fëmijët gjatë viteve të para dhe nëse kjo ndërhynte në sasinë e fjalëve që këta fëmijë dëgjonin dhe flisnin në shtëpinë e tyre,” tha Dr Brushe, duke shtuar se sasia e të folurit dhe ndërveprimit që përjetojnë fëmijët është kritike për zhvillimin e tyre të hershëm gjuhësor dhe ky studim thekson se koha para ekranit mund të jetë duke e penguar atë.

Gjetjet, të publikuara në JAMA Pediatrics treguan se sa më shumë ekspozoheshin fëmijët ndaj ekranit, aq më pak ndërveprim prind-fëmijë ata përjetuan gjatë viteve të hershme kritike.

“Gjetjet tona mbështesin nocionin se ekspozimi i fëmijëve të vegjël ndaj kohës para ekranit po ndërhyn në mundësitë për të folur dhe ndërvepruar në mjedisin e tyre shtëpiak”, tha Brushe.

Rezultatet ishin më të thella kur fëmijët arritën moshën tre vjeç. Vetëm një minutë kohë para ekranit u shoqërua me shtatë fjalë më pak të rritur dhe një ndërveprim më pak në tërësi.

Brushe tha se gjetjet sugjerojnë se fëmijët, familjet e të cilëve ndjekin udhëzimet aktuale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për kohën para ekranit, një orë në ditë për fëmijët e moshës 36 muajsh, mund të humbasin deri në 397 fjalë dhe 294 vokalizime çdo ditë.

“Ne e dimë, sidoqoftë, si nga të dhënat tona ashtu edhe nga vlerësimet ndërkombëtare, se fëmijët po i tejkalojnë këto udhëzime,” tha ajo.

Brushe thotë se ndërsa koha e ekranit ishte bërë pjesë e jetës së përditshme për shumicën e njerëzve, kishte mënyra për të reduktuar ndikimet e mundshme te fëmijët.

“Prindërit dhe anëtarët e familjes duhet të mendojnë se çfarë mund të humbasë fëmija i tyre kur zgjedhin të ndezin një ekran”.

Në vend të ekranit, prindërit mund të zgjedhin të shikojnë bashkë një libër si një mënyrë për të reduktuar barrën e kohës para ekranit ose bisedoni me fëmijët ndërkohë që televizori apo një pajisje tjetër është ndezur.

Kjo mund të përfshijë këndimin së bashku, përsëritjen e frazave ose pyetjeve nga ekrani dhe përdorimin e përmbajtjes së një shfaqjeje si fillim bisede pasi ekrani të jetë fikur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë