Futboll

Një norvegjez në historinë e ‘Citizens’

Nga Gazeta Si – Erling Haaland shënoi një gol historik në barazimin 1-1 të Manchester City-t ndaj Brighton & Hove Albion të mërkurën në mbrëmje, i 35000-ti në historinë e “Premier League”.

Penalltia e Haaland në minutën e 41-të zhbllokoi rezultatin në “Etihad Stadium”, përpara se Kaoru Mitoma të barazonte në pjesën e dytë për Brighton.

Nga pika e bardhë ishte goli i 150-të i Haaland në 173 ndeshje për Manchester City-n në të gjitha kompeticionet – 28 sfida më shpejt se çdo lojtar tjetër që ka arritur kuotën e 150 golave për një klub të “Premier League” që nga themelimi i kompeticionit në sezonin 1992/93.

Alan Shearer i shënoi 150 gola në 201 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Ky ishte momenti historik i rradhës për gola në sezonin e 33-të të kompeticionit që nga krijimi i tij.

Goli i 35000-të u shënua 4 vjet dhe 131 ditë pasi Chris Wood (Burnley) shënoi golin e 30000-të kundër Leeds United në Gusht të vitit 2021.

Golin e parë në historinë e Premier League e shënoi Brian Deane në Gusht të vitit 1992, në minutën e pestë të fitores 2-1 të Sheffield United ndaj kampionëve të ardhshëm të atij sezoni, Manchester United.

  • Gola historikë në “Premier League”…

Goli i 1’rë – Brian Deane (Sheffield United vs Manchester United) 15 Gusht 1992
Goli i 100’të – Eric Cantona (Leeds United vs Tottenham Hotspur) 25 Gusht 1992
Goli i 500’të – Lawrie Sanchez (Wimbledon vs Norwich City) 5 Dhjetor 1992
Goli i 1.000’të – Mike Newell (Blackburn Rovers vs Nottingham Forest) 7 Prill 1993
Goli i 2.000’të – Mick Quinn (Coventry City vs Manchester City) 19 Shkurt 1994
Goli i 3.000’të – Klas Ingesson (Sheffield Wednesday vs Everton) 26 Dhjetor 1994
Goli i 4.000’të – Alan Shearer (Blackburn Rovers vs West Ham United) 2 Dhjetor 1995
Goli i 5.000’të – Andy Townsend (Aston Villa vs Southampton) 7 Dhjetor 1996
Goli i 6.000’të – Nathan Blake (Bolton Wanderers vs Wimbledon) 29 Nëntor 1997
Goli i 7.000’të – Dennis Bergkamp (Arsenal vs Aston Villa) 13 Dhjetor 1998
Goli i 8.000’të – Gustavo Poyet (Chelsea vs Sunderland) 4 Dhjetor 1999
Goli i 9.000’të – Trevor Sinclair (West Ham United vs Southampton) 25 Nëntor 2000
Goli i 10.000’të – Les Ferdinand (Tottenham Hotspur vs Fulham) 15 Dhjetor 2001
Goli i 15.000’të – Moritz Voltz (Fulham vs Chelsea) 30 Dhjetor 2006
Goli i 20.000’të – Marc Albrighton (Aston Villa vs Arsenal) 21 Dhjetor 2011
Goli i 25.000’të – Zlatan Ibrahimovic (Manchester United vs Swansea City) 6 Nëntor 2016
Goli i 30.000’të – Chris Wood (Burnley vs Leeds United) 29 Gusht 2021
Goli i 35.000’të – Erling Haaland (Manchester City vs Brighton) 7 Janar 2026


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë