Kosova

Një nga viktimat e Covid-19 në Kosovë, një 31-vjeçare shtatzënë, 30 të tjera të shtruara në spital

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se në mesin e viktimave nga COVID-19 është edhe një grua shtatzënë.

Viktima ishte e moshës 31- vjeçare , e lindur më 1991.

Sipas MSH-së në Kosovë, para 2 – 3 ditësh, kanë qenë 31 gra shtatzëna të hospitalizuara në Klinikën e Gjinekologjisë. 10 prej tyre me oksigjeno-terapi. Gjatë javës së kaluar dy janë pranuar në mjekimin intensiv. Njëra nga to fatkeqësisht ka ndërruar jetë dje. E lindur më 1991 (31 vjeç) e pavaksinuar. Të gjitha janë të pavaksinuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë