Ka ndodhur

Një në pranga dhe dy në kërkim për pengmarrje në Durrës

Një 39-vjeçar ka rënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kanë mbajtur peng një 31-vjeçar.

Policia thotë se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrit kanë mbajtur peng 31-vjeçarin me iniciale M.Y., me pretendimin se i kishte borxh një shumë parash, si dhe i kanë vjedhur atij, një aparat celular.

Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar shtetasi me iniciale D.A., 39 vjeç, banues në Domje, Tiranë dhe u shpallën në kërkim shtetasit D.H., 40 vjeç dhe D. H., 40 vjeç, banues në Bathore, Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë