20% e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në botë (NVM) kanë frikë se janë të detyruara të deklarojnë falimentimin në më pak se tre muaj për shkak të krizës COVID-19, që mund të nënkuptojë humbjen e 15% të vendeve të punës në këtë sektor, të dhëna këto sipas një sondazh të publikuar nga Qendra Tregtare Ndërkombëtare.
Studimi nga ky organizëm, i cili shërben si një urë lidhëse midis Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), gjithashtu tregon se 55% e NVM-ve thonë se ato janë “prekur seriozisht” nga kriza shëndetësore dhe ekonomike.
Një përqindje që rritet sa më e vogël të jetë firma, pasi për kompanitë e mëdha kjo përqindje është vetëm 40% ndërsa në mikro-ndërmarrje rritet në 64%.
“Ne e dinim që para se viti 2020 nuk do të ishte një vit i lehtë, dhe ne kemi hasur në një krizë shëndetësore me shumë implikime jo vetëm për shëndetin, por edhe për ekonominë”, tha drejtoresha ekzekutive e organizatës, Dorothy Tembo, kur prezantoi këto rezultate.
Sipas sektorit, sondazhi tregon se goditjen më e rëndë nga pandemia e ka marrë biznesi i hotelerisë, ku 76% e firmave të anketuara thonë se janë prekur, e ndjekur nga industria jo ushqimore (66%), tregtia me shumicë dhe pakicë (65% ) dhe transporti (61%).
Studimi llogarit gjithashtu humbjet për shkak të bllokimeve në tre ekonomitë më të mëdha (Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Kina) që janë prodhuar në eksportet e zinxhirit botëror të prodhimit, të cilat llogariten në 126.3 miliardë dollarë (112 miliardë euro).
Karantinat në Evropë kanë qenë me më shumë ndikimin në këto humbje të shitjeve të huaja, ndërsa Azia do të ishte rajoni më i prekur nga ulja e eksporteve, sipas studimit.
Tembo kujtoi veçanërisht nevojën për të hartuar strategji për të mbrojtur NVM-të nga kriza ekonomike, “duke pasur parasysh që ata punësojnë 70% të fuqisë punëtore globale, një përqindje që është edhe më e lartë në vendet në zhvillim”.
Në veçanti, drejtoresha e Qendrës së Tregtisë Ndërkombëtare rekomandoi politika për t’i ndihmuar këto kompani të digjitalizojnë shërbimet e tyre, ose që disa prej tyre të ndryshojnë prodhimin e tyre (për shembull, ajo përmendi rastet e firmave të tekstilit që muajt e fundit u janë kushtuar prodhimtarisë të maskave).
Të dhënat e agjencisë shtojnë pesimizëm ndaj një këndvështrimi të zymtë ekonomik në të cilin Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon një rënie globale të PBB-së deri në 3%, ndërsa OBT llogarit se tregtia globale bie midis 12% dhe 32% dhe Shtete e Bashkuara parashikojnë një ulje të investimeve të huaja deri në 40%. Burimi: Agjencia EFE (www.efe.com)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.