Të ndjehesh mirë me një ndjesi të çuditshme është ekspozita e parë muzeale kushtuar ASMR (Përgjigja autonome e ndjeshmërisë, pra ndjesia e ngërçit nga fijet nervore në të gjithë trupin). Vitet e fundit është rritur një audiencë në internet me miliona shikime e dedikuar për të parë punën e stilistëve dhe krijuesve që përpiqen të shkaktojnë këtë ndjenjë te shikuesit e tyre.
Ekspozita kërkon të sjellë trupin dhe mendjen në një gjendje rehatie dhe ndjeshmërie më të lartë në mënyrë që vizitorët të përjetojnë stimuj prekës dhe audio-vizual.
Arkitektura e ekspozitës është një përpjekje për të sintetizuar fushën krijuese të ASMR dhe botën e saj të pasur materiale në një gjuhë të lexueshme. Dizajni i ekspozitës ofron një mjedis me temperaturë normale, duke lejuar mysafirët të ndjehen të qetë, të kenë vëmendjen maksimale, të dëgjojnë cdo gjë dhe ndjejnë çdo gjë. Një ide e rëndësishme e eksploruar nga ekspozita është marrëdhënia midis teknologjisë dhe trupit të njeriut në formën materiale dhe prekëse “ndjeshmëria e dukshme e teknologjisë” e cila manifestohet në arkitekturën e ekspozitës. Muret bashkohen me dyshemenë përmes jastëkëve të butë të palosshëm biomorfik. Këta jastëkë ngjajnë me indin e brendshëm të trupit, palosjet e trurit, kabllot audio dhe format e valëve të çrregullt. Televizorët janë të varur në tavan si llampadarë dhe duar të buta të zhytura në silikon mbajnë kufjet.

Pas hyrjes në ekspozitë, dyshemeja duket sikur është shkrirë. Vizitorët heqin këpucët e tyre dhe iu jepet të veshin një rrobëdesham për tu futur në banjën e madhe por të ndarë me hapësira të vogla. Vendosja e hapësirës lejon që vizitorët të vëzhgojnë njëri-tjetrin, duke krijuar një skenë për shfaqjet live të ASMR. Ekspozita, pra, bëhet një prototip për një lloj të ri të banjave spa, duke ofruar një formë të relaksimit pa qenë nevoja të kesh kontakt me njeri.
ASMR u pa kryesisht si një imagjinatë. Sot termi përfaqëson një nga lëvizjet më të mëdha në internet dhe është bërë e pamundur të injorohet. Ndërsa institucionet akademike në të gjithë botën kërkojnë të japin kuptimin e fenomenit, krijuesit, të njohur si “ASMR-tists” ndërtojnë një lëvizje kulturore që kapërcen gjuhën dhe kulturën në favor të ndjenjave trupore.
Ashtu si meditimi apo joga, ASMR ndodh si me trupin ashtu edhe me mendjen tuaj. Nuk bëhet fjalë për shpejtësinë, por për fokusin dhe ngadalësinë. ASMR-tistët nuk kërkojnë të argëtohen, por për t’u çlodhur. Ajo ofron një shkallë të izolimit nga një botë e zhurmshme, endacake. Përmes zërit dhe videos, të shpërndara përmes platformave të tilla si YouTube, veprat e ASMR krijojnë hapësirë për shikim, dëgjim dhe ndjesi sikur po e prek. ASMR i trajton internetin dhe ndjekësit e tij me butësi, mirësi dhe empati. Në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, ASMR është duke u përdorur si një formë e vetë-mjekimit kundër efekteve të vetmisë, pagjumësisë, stresit dhe ankthit. Ky është çelësi për suksesin e tij.
Kjo është ekspozita e parë e këtij lloji për të prezantuar ASMR në një dimension të ndërlikuar por padyshim më afër publikut
Burimi: archdaily/Përktheu:Gazeta“Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)











