Ka ndodhur

Një makinë ‘Benz’ përfshihet nga flakët në Llogara

Gazeta Si – Një makinë ka marrë flakë në lëvizje paraditen e kësaj të enjteje në Llogora. Mjeti tip “Mercedez Benz” është përfshirë nga flakët në malore, ku shkak dyshohet të jetë bërë ndonjë shkëndijë elektrike, por edhe temperaturat e larta.

Sipas pamjeve, mjeti është duke u shkrumbuar i tëri, ndërsa vihet re po ashtu zjarri edhe gjatë rrugës, që mund të jetë shkaktuar nga çarja e sabratorit të mjetit.

Nga Vlora janë nisur zjarrfikëset, ndërsa drejt vendngjarjes po shkon dhe policia e Orikumit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë