Ushqim

Një linguine me salcë dhe karkaleca nga inxhinierja kimiste..


Adisa Gashi është inxhiniere kimiste në profesion e gjithsesi ka zgjedhur të vazhdojë të praktikojë profesionin e babait dhe gjyshit të saj por diçka ndryshe, më moderne. Adisa është blogere ushqimi dhe pjata që ajo gatuan për familjen e saj i ‘degustojnë’ jo klientët por 82 mijë ndjekësit në instagram.

“Pasionin për gatimin dhe traditën familjare e kam kthyer gjithashtu në një punë që më jep të ardhura”, thotë Gashi për Gazetasi.al.

Ndërkohë që më parë në sytë tanë ishte kuzhinieri tradicional, që gatuante dhe më pas merrte lavdërimet nga personat që e kishin provuar dhe shijuar pjatën, tani kemi përballë blogerë ushqimi që ndërsa gatuajnë për familjen, bëjnë video, shkruajnë recetat dhe i postojnë në rrjetet sociale, duke ngrënë pjatën ndërkohë që lexojnë komentet e ndjekësve që “mezi presin ta gatuajnë”.

Një ndër recetat që Gashi tregoi per Gazetasi.al është edhe Linguine me një salcë kremoze speciale dhe karkalec.

Përbërësit:
1 qepe grijeni (nuk ka rëndësi si grihen perimet pasi në fund do tëfrulohen).
1 spec i vogëldjegës ( nëse ju pëlqen)
3 thelb hudhër te shtypura
1 lç kripe
3 speca te kuq
4 domate mesatare
1 lç spec i kuq i tymosur
3- 4 gjethe borzilok
1 lç sheqer
1 gote qumësht
Pregatitja:
Në një tenxhere shtojmë vaj ulliri, specin pikant dhe hudhrat, lëmë pak sa të aromatizohet vaji. Shtojmë qepën, kripën dhe i kaurdisim rreth 5 min. Shtojmë specat dhe vazhdojmë kaurdisjen. Kujdes, specat duhet të zbuten, por të mos skuqen e të digjen.
Shtojmë domatet, spec pluhur i tymosur, 3- 4 gjethe borzilok, 1 lç sheqer dhe i lëmë në zjarr të avashtë 15- 20 min sa perimet të zbuten.
i heqim nga zjarri,shtojmëqumështin dhe frulojmë sa bëhen homogjene.
Kalojmëpërsërisalcën në zjarr të ulët edhe rreth 10 minuta.

350 g linguine i vendosim të ziejnë me pak ujë e kripë ( jo të ziera plotësisht)
në një tigan kalojmë pak gjalpë dhe vaj ulliri.
Shtojmë 350 g karkalec të pastruar, e kaurdisim disa minuta. (jo shumë)
Shtojmësalcën e përgatitur më parë.
E lëmë edhe pak minuta dhe shtojmëlinguinet. I lëmë edhe pak minuta së bashku dhe janë gati. Nëse e shihni qe salca trashet shumë dhe nuk është kremoze, shtoni pak nga lëngu i pastave.
“Pastat nuk konsumohen të ftohta dhe nëse i ngrohim thahen. Unë shtoj pak ujë normal ose ruaj nga ai i pastave dhe i ngroh me kapak, duke i trazuar, pastat bëhen si të sapo bëra”, thotë Gashi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë