Futboll

Një leksion nga pasuesi i Strakoshës: Ëndrrat realizohen edhe kur je Plani …P!

Gazeta Si – Igli Tare ishte vënë në kërkim të një portieri kalibri që kur Tomas Strakosha nuk rinovoi me Lacion. Portieri kuqezi e kishte ndarë mendjen për t’u larguar dhe në verë firmosi për Brentfordin në Premier Ligë, ku ka përfunduar në stol.

Tare dëshironte Karnesekin, por ai u dëmtua. Merkatoja e Lacios për portën u komplikua shumë, në skuadër mbërriti Maksimiano, por që në ndeshjen e parë ai u ndëshkua me karton të kuq.

Provedel kontrollon topin gjatë një ndeshjeje. Gazeta Si, 12 tetor 2022

Dhe ish-portieri i Specias, Ivan Provedel, shfrytëzoi shansin e tij. Me atë që ka treguar në këto javë kampionati, 28-vjeçari është transformuar në një mur te Lacio, duke qenë një pikë e fortë në rezultatet e deritanishme.

Shembulli i Provedel është një leksion për të gjithë futbollistët. Më shumë se një plan B, shtypi italian e ka konsideruar atë si një plan… P. Në sensin që kalimi i tij te Lacio ishte i detyruar, por që po rezulton vendimtar.

Pas 9 javësh kampionat, Lacio mban vendin e tretë, me 20 pikë. Ka katër fitore radhazi dhe deri tani ka pësuar 5 gola, shifra domethënëse për skuadrën dhe portierin që ka bërë të harrohet menjëherë Tomas Strakoshën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë