Futboll

Një Klasike për ‘Copa del Rey’

Për të 8 herë në historinë e saj “Copa del Rey” ka “El Clásico”-n si Finale. Real Madrid dhe Barcelona do të ndeshen në “Estadio La Cartuja” në Sevilje, të shtunën në mbrëmje. Sfidë që do të përcaktojë shumë sa i përket të ardhmes së Carlo Ancelotti-t në stolin e Real Madrid. Ndërkohë Hansi Flick kërkon titullin e dytë që nga dita e parë te Barcelona.

Në 7 finalet e para “El Clásico”, Real Madrid ka fituar në 4 raste (1936, 1974, 2011 dhe 2014) ndërsa 3 të tjerat i takojnë Barça-s (1968, 1983 dhe 1990). Për të fundit herë në Finale, skuadrat u ndeshën 11 vite më parë kur Gareth Bale i dha fitoren Real Madrid në “Mestalla” të Valencias. Mbrëmjen e nesërme pritet që Carlo Ancelotti të zbresë në fushë me Thibaut Courtois pavarësisht se Andriy Lunin ka zhvilluar çdo raund të Kupës deri tani.

Njësoj si në Champions League 2023-’24. Ndërsa në krahun e majtë Fran García është i favorizuar ndaj Ferland Mendy. Mungesën e Eduardo Camavinga-s pritet ta plotësojë Dani Ceballos. Tek Barcelona pritet konkurencë e lartë për një vend mes Gavi-Dani Olmo-Fermin López. Pavarësisht paraqitjes dhe golit të Olmo-s ndaj Real Mallorca, Gavi pritet të jetë zgjedhja e parë.

Real Madrid (4-2-3-1): Thibaut Courtois; Fede Valverde, Antonio Rüdiger, Raúl Asencio, Fran García; Dani Ceballos, Aurélien Tchouameni; Rodrygo Goes, Jude Bellingham, Vinícius Júnior; Kylian Mbappé.
Barcelona (4-2-3-1): Wojciech Szczęsny; Jules Koundé, Iñigo Martínez, Pau Cubarsí, Alejandro Baldé; Pedri, Frenkie de Jong; Lamine Yamal, Gavi, Raphinha; Ferran Torres.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë