Futboll

Një Klasike në ‘Maradona’

Një përballje e rëndësishme që mund të konsiderohet thelbësore për zonën Champions ajo e Milan në “Stadio Diego Armando Maradona” kundër Napoli-t. Kuqezinjtë realizuan dy fitore rradhazi përpara ndërprerjes për kombëtaret duke rritur besimin për mbërritjen në vendin e katërt. Ndërsa vendasit në 7 ndeshjet e fundit kanë marrë vetëm 8 pikë duke humbur një mundësi për të qënë në vendin e parë në klasifikim.

Statistikat e sfidës

Përballja mes tyre është një Klasike e futbollit italian e zhvilluar 176 herë deri tani. Kuqezinjtë kanë 70 fitore ndërsa të kaltrit vetëm 52 ndërsa 54 ndeshjet e mbetura kanë përfunduar në barazim. Rekordi i transfertave është tejet pozitiv për Milan që nuk humbet prej 6 ndeshjeve. E fundit në “Stadio Diego Armando Maradona” është regjistruar në sezonin 2018-19 kur skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso dorëzoi avantazhin 2-0 në pjesën e dytë.

Sfida e fundit përfundoi 2-2 pas kthimit të Napoli nga disavantazhi i dy golave të miqve me autor francezin Olivier Giroud. Napoli shfrytëzoi golat e Romelu Lukaku-t dhe Khvicha Kvaratskhelia-s për 3 pikët në fazën e parë të këtij sezoni. Ndërsa rekordi në “San Siro” është i dobët për skuadrën e Milan. Napoli: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Buongiorno; Politano, Anguissa, Lobotka, McTominay, Spinazzola; Raspadori, Lukaku.
Milan: Maignan; Walker, Thiaw, Gabbia, Hernandez; Bondo, Fofana; Pulisic, Reijnders, Leao; Abraham.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë