Politike

‘Një karrige, një pemë dhuratë’, Rama zbulon planin e ri të qeverisë për hapësirat publike

Gazeta Si – Kryeministri Edi Rama, ka zbuluar planin e ri të qeverisë për hapësirat publike, duke paralajmëruar kushte të reja për bizneset për vendosjen e karrigeve jashtë.

Sipas shefit të qeverisë vendosja e karrigeve jashtë, kryesisht prej bareve dhe restoranteve do të realizohet sipas kushteve të caktuara, por gjithashtu, paralajmëroi se bizneset do të kontribuojnë me një pemë për secilën nga karriget.

“Atyre që shqetësohen për karriget, u them bëni durim, shpejt u vjen radha së bashku me kushtet e reja për vendosje karrigesh jashtë, por si fillim mund të them se për çdo karrige në hapësirën e kufizuar publike, do të duhet të kontribuohet me një pemë në Fondin e Gjelbër që do të krijojë qeveria e re”, shkruan Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë