Motosport

Një kalifornian në Miami – Larson fitoi në Homestead

Kyle Larson dominoi në Homestead-Miami për fitoren e 30 në “Cup Series” me triumfin në 2 nga 3 garat kombëtare në “NASCAR Cup Series” dhe “Straight Talk Wireless 400”. Larson përfitoi nga pakujdesia e shokut të skuadrës, Alex Bowman që pasi vendosi “pole position” humbi kreun 6 xhiro nga fundi i saj. Kontakti i dha mundësi Larson në bordin e “Hendrick Motorsports Chevrolet” të kalonte finishin 1”205 përpara vendit të dytë duke i dhënë 32 vjeçarit kalifornian të parin sukses sezonal.

Larson pas fitores së parë këtë sezon

Bowman që u nis i pari ndër 37 konkurentët, kryesoi për 43 xhiro dhe nuk ishte i kënaqur me vendin e dytë. “23XI Racing” në pronësi të Michael Jordan dhe pilotim të Bubba Wallace u rendit në vendin e 3 pasi kryesoi për 56 xhiro. Chase Briscoe në bordin e “Joe Gibbs Racing” u rendit në vendin e 4 me makinën 19 Toyota. Ndërsa gara ishte paraqitja më e mirë sezonale për Larson, Bowman, Wallace dhe Briscoe. Piloti i ditës ishte Ryan Blaney i “Team Penske No. 12 Ford” që kryesoi për 124 xhiro përpara se të dorëzohej për një difekt në motor, 60 xhiro nga fundit.

Larson, piloti i 30 që fiton 30 gara NASCAR

Duke u renditur i 36 nga 37 makina, Kampioni i vitit 2023 nuk mbylli garën e 3 këtë sezon. Me këtë fitore Larson u ngjit në vendin e dytë në klasifikimin e “NASCAR Cup Series”, 36 pikë pas shokut të skuadrës “Hendrick” dhe fituesit të “Daytona 500”, William Byron. Ndërsa Bowman renditet i 3 me 39 pikë pas kreut. Larson fitoi gjithashtu edhe eventin “Craftsman Truck Series” Gara e rradhës në “NASCAR Cup Series” do të zhvillohet në “Martinsville Speedway” ku Byron është fituesi në fuqi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë