Shendet

Një impiant truri që largon simptomat e Parkinsonit

Studimi i Parkinsonit tani do të zgjerohet në njëzet e pesë pacientë.

Kirurgët kanë arritur të implantojnë një pajisje në tru, për të shmangur simptomat e sëmundjes së Parkinsonit.
Spitali Southmead në Bristol është i pari në botë që ka kryer këtë operacion. Mjekët përdorën një pajisje të vogël stimulimi të trurit për të kapërcyer simptomat.

Tony Howells, i cili iu nënshtrua operacionit në vitin 2019, ishte personi i parë që mori implantin. Ai u trajtua si pjesë e një prove, e cila tani do të zgjerohet në njëzet e pesë pacientë.

Howells tha se para operacionit kishte shkuar në park dhe kishte mundur të ecte vetëm 200 metra. Ai tregon se kjo gjë ndryshoi pas operacionit.

“Pastaj pas operacionit, që ishte 12 muaj më vonë, shkova sërish në park dhe ecëm më shumë se aq. Ishte e mahnitshme”, shtoi ai.

Ai përshkroi simptomat e Parkinsonit, duke thënë se askush nuk e di derisa e provon.
“Thjesht lidhja e lidhësve të këpucëve është një vështirësi e madhe. Kjo sëmundje ndikon në përditshmërinë tuaj pa fund”, shtoi ai.

Operacioni aktual për sëmundjen përfshin implantimin e një baterie, si një stimulues kardiak, në zonën e gjoksit ose stomakut. Ajo bateri më pas lidhet me tela që shkojnë deri në tru.
Pajisja e re inovative që mori Howells është më e vogla e krijuar ndonjëherë. Ai përfshin një sistem të vogël baterie që futet në kafkë.

Neurologu i Spitalit Southmead, ku u trajtua Houells tha se nga kjo metodë mund të ndihmojë mira njerëz të tjerë.

Neurokirurgu Alan Whone, tha se ky impiant i ri do të ishte procedurë shumë e përshtatshme edhe për të rinjtë. Sëmundja e Parkinsonit u përshkrua për herë të parë në vitin 1817 nga mjeku britanik Xhejms Parkinson. Është një sëmundje kronike, progresive, degjenerative e trurit. Ndodh kur disa qeliza nervore, të një pjese të trurit, që quhet Substantia Nigra, dëmtohen, ose vdesin.

Burimi: The Guardian/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë