Se çfarë mund të bësh me një telefon të vjetër është bërë tashmë më e lehtë në Francë, ku njerëzit mund t’i dërgojnë ato me postë për t’i ricikluar ose rinovuar për shitje nga një grup bamirësie.
Rreth 50 deri 110 milionë telefonë mendohen të jenë jashtë përdorimit në Francë pasi opsionet e riciklimit nuk shihen të sigurta dhe shumë njerëz shqetësohen se të dhënat personale që ruajnë telefonat mund të jenë ende nëpër telefona.
“Ekosistemi”, OJQ-ja që qëndron pas projektit, tha se njerëzit mund të porositnin një zarf të parapaguar nga faqja e internetit e saj jedonnemontelhone.fr (Unë jap telefonin tim) ose thjesht të dërgojnë telefonin e tyre me postë në adresat e organizatës.
Telefonat dërgohen në një fabrikë përpunimi, ku të gjitha të dhënat fshihen përpara se telefoni ose të rinovohet për shitje në dyqane bamirëse, ose në 83% të rasteve të zbërthehet për riciklim.
Projekti është një zgjerim i programeve jofitimprurese të riciklimit të pajisjeve elektronike që synojnë të mbajnë pajisje që mund tju duhen për të rinovuar pajisje të tjera.
Në qershor, organizata mblodhi 62,000 ton materiale pasi njerëzit pastruan shtëpitë e tyre gjatë izolimit.
Sikur të kishte organizata të tilla kudo!
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



