Sociale

Një i vdekur, 30 raste të reja në 24 orët e fundit; Rriten shtrimet në spital

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se  gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3316 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 30 qytetarë, në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 4 në Elbasan, 3 në Lezhë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Durrës, Kurbin, Korçë, Librazhd, Sarandë, Delvinë, Kuçovë.

“Aktualisht janë 321 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spitalin Infektiv, nuk e ka fituar dot betejën një qytetar 74 vjeç nga Kurbini, i cili nuk ishte vaksinuar ndaj Covid19. Vihet re një rritje e rasteve të pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim të specializuar 17 pacientë,” thekson Ministria
Ndërkohë janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,174 që nga fillimi i epidemisë. 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              115
Elbasan            45
Kukës                32
Lezhë               32
Vlorë                28
Fier                   16
Durrës              16
Shkodër           15
Korçë                10
Berat               8
Gjirokastër        4


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë