Një i mitur moshës 5 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Ai bëhet në këtë mënyrë, viktima me moshën më të re në vend që ka humbur jetën si pasojë e Covid 19 që kur ka nisur pandemia.
Vogëlushi ishte nga Saranda dhe mësohet se vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese.
Pavarësisht se ishte sjellë në Tiranë për ndihmë të specializuar, 5-vjeçari nuk ka mundur që të mbijetojë. Sipas informacioneve paraprake, ai ishte dërguar në Turqi për mjekim të specializuar, por pa mundur t’ia dalë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




