Ka ndodhur

Një humbje jete dhe 962 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë 1 person i prekur me Covid-19, ndërsa nga 2245 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 962 qytetarë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve që të vaksinohen.
Rastet e reja – Ministria thotë se janë kryer 2245 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 962 qytetarë, në këto bashki: 404 në Tiranë, 62 në Durrës, 46 në Vlorë, 43 në Berat, 35 në Sarandë, 33 në Lezhë, 32 në Shkodër, 28 në Lushnje, 23 në Kamëz, nga 22 qytetarë në Elbasan, Patos, 21 në Fier, 19 në Kavajë, 18 në Gjirokastër, nga 13 qytetarë në Divjakë, Krujë, Korçë, 10 në Himarë, 7 në Vorë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Dimal, Kuçovë, Belsh, Gramsh, nga 5 qytetarë në Kurbin, Roskovec, Mallakastër, Librazhd, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Puke, Mirditë, Dibër, Delvinë, Këlcyrë, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Kukës, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Rrogozhinë, Maliq, Pogradec, Devoll, Skrapar, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Mat, Selenicë, Përmet.

Ministria thotë se në 24 orët e fundit janë shëruar 6,189 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 33 pacientë.

Ndërkohë janë shëruar 416 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 277,992 që nga fillimi i epidemisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë