Sociale

Një humbje jete, 397 raste të reja, rriten infektimet në zonat bregdetare

Gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë një qytetar 54 vjeç nga Tirana si pasojë e Covid-19. Ministria ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë kryer 4,935 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 397 qytetarë, në këto bashki: 146 raste në Tiranë, 28 raste në Durrës, Vlorë, 24 raste në Shkodër, 18 raste në Kavajë, 17 raste në Fier, 15 raste në Elbasan, 13 raste në Sarandë, 12 raste në Malësinë e Madhe, Berat, 11 raste në Lushnje, 10 raste në Lezhë, 9 raste në Vaun e Dejës, 6 raste  në Gjirokastër, 5 raste në Has, Rrogozhinë, 4 raste në Kurbin, Krujë, 2 raste në Kamëz, Dibër, Mat, Roskovec, Patos, Mallakastër, Korçë, Kuçovë, Konispol, 1 rast në Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës, Vorë, Selenicë, Himarë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Gramsh, Prrenjas.
"Aktualisht janë 2,810 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 46 pacientë.
Janë shëruar 39 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,673 që nga fillimi i epidemisë,"shpjegohet më tej në njoftim.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             1067
Shkodër          388
Fier                  286
Vlorë               272
Elbasan           177
Lezhë              151
Durrës             163
Berat               84
Gjirokastër       82
Korçë               53
Kukës              53
Dibër                 34


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë