Ka ndodhur

Një grua plagoset me armë gjahu në Vlorë

Një grua ka mbetur e plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në  qytetin e vlorës.

Policia ka bërë me dije rreth orës 18:10, në spitalin Rajonal Vlorë, është paraqitur shtetasja M. N., 39 vjeçe, banues në fshatin Bunavi, Vlorë, me dëmtime në dorë.

Është verifikuar se plagët janë shkaktuar nga një armë gjahu.
Sipas policisë dyshohet se mund të ketë qenë një ngjarje aksidentale.


Gruaja ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë