Ka ndodhur

Një grua gjendet e mbytur në lumin Vjosa në Përmet

Një grua 67-vjeçare është gjetur e vdekur në lumin Vjosa në hyrje të Përmetit. Policia thotë se viktima është me iniciale R.Sh., 67 vjeçe.

Ka qenë një telefonatë në sallën operative që vuri në dijeni policinë për një trup të pajetë pranë vendit të quajtur “ish-parku”.

Sipas policisë, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune. Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon  zbardhjen e rrethanave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë