Gazeta Si – Në grua 58-vjeçe e iniciale A.Th., u gjet e mbytur në Durrës pak pas mesditës së kësaj të premteje.
Trupi i pajetë u konstatua në det në hyrje të shëtitores bregdetare ”Taulantia” afër rrethimit të portit të Durrësit.
Kanë qenë qytetarë që kanë konstatuar trupin pa jetë që pluskonte në det, ndërkohë që në vendngjarje mbërriti policia dhe dy autoambulanca.
Në vendngjarje, policia ka gjetur një çantë e kuqe grash në bordurën e betontë përgjatë shëtitores, e cila dyshohet se i përket viktimës.
Pas nxjerrjes trupi është dërguar drejt morgut të spitalit rajonal të Durrësit, ndërsa në vendngjarje po vijojnë veprimet hetimore për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




