Futbolli evropian kurorëzon nesër Mbretëreshën e sezonit në Mynih. Paris SG apo Inter, cila prej tyre do të rrëmbejë skeptrin e lënë vakant nga Real Madrid. Si për francezët ashtu dhe italianët, ky është një kthim në Finale. Paris SG pas asaj të humbur në Lisbonë ndaj Bayern në 2020. Inter pas asaj që humbi në Stamboll ndaj Man City-t, dy vjet më parë. Por si erdhën ato deri në Mynih… e shpjegojmë në vijim:
Paris (FRA) – 58% shanse për trofeun
Në fazën e League-s: 4F 1B 3H (vendi i 15)
KO faza play-off: Brest 10-0
Rnd 16: Liverpool 1-1 (4-1 penallti)
¼ finale: Aston Villa 5-4
½ finale: Arsenal 3-1
Klasifikimi në UEFA: 6
Paraqitja më e mirë: Nënkampion (2019/20)
Sezoni i kaluar: ½ finale (0-2 vs Dortmund)
Lojtari kryesor: Vitinha

Njeriu kyç që bën ndryshimin në lojën e Paris SG, Vitinha është një mesfushor krijues elegant që ka aftësinë të shënojë gola të rëndësishëm. Ashtu sic bëri në shifrat 6-4 ndaj Barcelona-s në ¼ finalet e sezonit të shkuar. Ai u përfshi në Skuadrën e sezonit 2023/24 në Champions League dhe padyshim që do të luajë një rol të rëndësishëm, për parizienët në Finalen bavareze.
Paris SG është skuadra e tretë franceze që mbërrin në Finalen “European Cup/UEFA Champions League” më shumë se një herë pas Reims (1955/56, 1958/59) dhe Marseille (1990/91, 1992/93)
Formacioni i mundshëm në Finale
Paris SG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; João Neves, Vitinha, Fabián Ruiz; Kvaratskhelia, Dembélé, Barcola

Inter (ITA) – 42% shanse për trofeun
Në fazën e League-s: 6F 1B 1H (vendi i 4)
Rnd 16: Feyenoord 4-1
¼ finale: Bayern 4-3
½ finale: Barcelona 7-6
Renditja në UEFA: 5
Paraqitjet më të mira: Fitues (1963/64, 1964/65, 2009/10)
Sezoni i fundit: Rnd 16 (2-2 vs Atlético de Madrid, 2-3 penallti)
Lojtari kryesor: Lautaro Martínez
Sulmuesi argjentinas e mbylli sezonin si Shënuesi më i Mirë në Serie A 2023/24 me 24 gola në 33 ndeshje, sezoni i 3 rradhazi që shënoi më shumë se 20 gola. I njohur për inteligjencën në pozicionim dhe saktësinë përpara portës, Martínez është Kapiteni dhe Leader-i i “Nerazzurri”.

Fitorja e Inter, 7-6 ndaj Barcelona-s në ½ finale barazoi rekordin e sfidës me më shumë gola në fazën KO të Champions League (Liverpool 7-6 Roma në ½ finalet e 2017/18, dhe Bayern 12-1 Sporting CP, n2017/18 rnd 16 të 2008/09).
Formacioni i mundshëm në Finale
Inter: Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Çalhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martínez, Thuram
Në dyshim: Bisseck, Pavard, Zieliński
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.