Bota

Një gjykatëse ndalon përkohësisht punimet në burgun ‘Alligator Alcatraz’ në Florida

Gazeta Si – Të enjten, një gjyqtar federal ndaloi përkohësisht të gjitha punimet e zgjerimit të burgut të njohur si “Aligator Alcatraz”, i vendosur në kënetën Everglades të Floridës, shtëpi e shumë aligatorëve, prej nga vjen edhe emri i tij.

Gjyqtarja Kathleen Williams urdhëroi një pezullim 14-ditor të ndërtimit për të dëgjuar çështjen e disa grupeve mjedisore që pretendojnë se puna filloi pa studimet e nevojshme mjedisore dhe mund të dëmtojë florën dhe faunën e mbrojtur.

Burgu u hap në korrik, mund të mbajë 3,000 persona dhe është projektuar për të strehuar emigrantë pa dokumente që presin deportimin.

Burgu është popullor me republikanët dhe presidentin Donald Trump, sepse përshtatet mirë me fushatën e qeverisë për të forcuar politikat e saj të ashpra kundër emigracionit të paligjshëm.

Do të mbetet funksional dhe do të vazhdojë të përdoret për të ndaluar emigrantët, por punimet e planifikuara të zgjerimit janë pezulluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë