Mjedis

Një gjethe artificiale që thith dioksid karboni dhe e kthen në karburant

Shkencëtarët kanë krijuar një “gjethe artificiale” që mund të shndërrojë dioksidin e karbonit në karburant. Ata janë frymëzuar nga mënyra se si bimët përdorin fotosintezën për ta shëndrruar dioksidin e karbonit në glukozë dhe oksigjen. Gjethet artificiale do të imitojnë këtë proces me ndihmën e një pluhuri nga bakri i oksiduar, duke nxitur kështu prodhimin e metanolit dhe oksigjenit.
Metanoli mund të mblidhet më pas dhe të përdoret si lëndë djegëse, duke u ngrohur në mënyrë që uji të avullojë, sipas një studimi të botuar në revistën “Nature Energy”.
Studiuesi kryesor Yimin Wu, një pedagog inxhinierie në universitetin e Waterloo në Kanada, tha se kjo teknologji ka arritur efikasitetin për krijimin e karburantit me rreth 10 përqind.

“Hapi tjetër është që partnerët e kompanisë së industrisë të bashkëpunojnë edhe me industritë e tjera që do të nxjerri këtë karburant në treg, për të pasur përfitime të gjithanshme” shtoi ai.
Ai shprehet gjithashtu se do të duhen disa vjet se procesi të komercializohet.
I gjithë procesi krijohet një reaksion kimik që përfshin katër substanca si glukozë, pluhur bakri, hidroksid natriumi dhe sulfat natriumi dodecil të cilat shtohen në ujë. Për të nisur procesin uji nxehet në temperaturë konstante.
Studiuesit janë shprehur se dëshirojnë të rrisin sasinë e metanolit të prodhuar dhe të komercializojnë procesin duke shndërruar dioksidin e karbonit si alternativë karburanti.
Cameron Hepburn, profesor i ekonomisë së mjedisit në universitetin e Oksfordit, i cili nuk ishte i përfshirë në studim tha se kjo mënyrë do të na shpëtojë, nga dioksidi i tepërt në atmosferë.
"Nëse produktet me vlerë mund të bëhen nga dioksidi i karbonit, kjo do të ulë kostot e jetesës dhe do të kemi shumë shpejt ndryshime klimaterike, por këtë herë për mirë,” shtoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë