Futboll

Një francez thyen rekordin e Nedim Bajramit. Barkola shënon për 13 sekonda golin përballë Italisë

Skuadra franceze nuk mund ta niste më mirë Ligën e Kombeve. Për hapjen e kompeticionit kundër Italisë, Gjelat shënuan pa bërë ende një pasim të vetëm.

Bredli Barkolasë iu deshën vetëm 13 sekonda që të merrte topin nga këmbët e Di Lorencos, të vraponte drejt portës dhe të driblonte shokun e tij të klubit, Xhanluixhi Donaruma duke goditur në shtyllën e parë.

Rekordi i mëparshëm i kombëtares transalpine për golin më të shpejtë daton në Kupën e Botës 1978. Asokoh, Bernar Lakomb hapi rezultatin gjithashtu kundër Italisë pas 36 sekondash, por skuadra e Dino Zoff fitoi me përmbysje 2-1.

Ndërkohë, këta dy gola janë në tre më të shpejtët e pësuar në historinë e saj nga kombëtarja italiane. Mes dy francezëve qëndron Nedim Bajrami, i cili në Europianin e kaluar i shënoi Donarumës pas vetëm 23 sekondash.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë