Indiana Pacers është skuadra e 4 që arrin në Finalen e NBA prej vendit të 4 në Konferencë që prej zgjerimit të Playoff në vitin 1984. Ajo bashkohet me Dallas Mavericks 2005-06, Boston Celtics 2009-10 dhe Cleveland Cavaliers 2017-18. Indiana mund të bëhet skuadra e parë që fiton një titull në NBA pas vendit të 4 në sezonin e rregullt. E udhëhequr nga një super yll në pozicionin “point guard”, aftësitë sulmuese të të cilit mund të ndihmojnë në krijimin e një identiteti të ri.

Atë të një skuadre të pamëshirshme me një rrugëtim impresionues në finalet e NBA. Eshtë befasuese kur shikon një skuadër që luan kaq shpejt dhe sërish nuk gabon. Pa harruar kontributin nga krahët gjigandë që plotësojnë në mënyrë perfekte detyrat e marra nga stoli duke u shndërruar në vendosësin e ndeshjes. Po flasim për Oklahoma City Thunder… ose ndoshta dhe Indiana Pacers. Dy skuadra që do të ndeshen në Finalen e 9 mes dy ekipesh që nuk e kanë fituar asnjëherë më parë titullin në NBA.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.