Filmi i radhës për Formula 1 do të ketë si interpretues aktorin e njohur Bred Pit. Sipas sitit “Deadline”, që ka dhënë lajmin, “Apple TV+” po përcakton detajet e fundit për të firmosur akordin me aktorin amerikan dhe menjëherë kanë nisur të qarkullojnë zërat se protagonist mund të jetë edhe Ljuis Hemilton, piloti i Mercedesit.
Pit do të luajë rolin e një ish-piloti të Formulës 1 në pension, që bën mentorin e një talenti të ri. Ai kthehet në pistë dhe pëson një humbje të befasishme nga “nxënësi” i tij, që është edhe shoku i skuadrës. Filmi i Hollivudit është planifikuar, por nuk ka ende një titull dhe një datë për nisjen e xhirimeve. Buxheti për realizimin e këtij filmi duhet të shkojë nga 130 në 140 milionë dollarë.

Një rol mund të jetë i rezervuar edhe për 7 herë kampionin e Formulës 1, Ljusi Hemilton, që ka “debutuar” në filmin “Zoolander 2” në 2016-ën.
Gjithmonë sipas “Deadline”, skeanri do të shkruhet nga Ehren Kruger, filmi do të drejtohet nga Zhozef Kosinksi, kurse producent do të jetë Xherri Brukheimer, i cili ka punuar edhe në vitin 1990 në një tjetër film të frymëzuar nga sportet motorike, “Days of Thunder”, me protagonist Tom Kruiz.
Një pasionant i madh i motorëve, Pit ka punuar me Kosinskin në përgatitjen e “Go Like Hell”. Në vitin 2019 doli edhe “Le Mans ’66”, sfida e madhe e Met Demon dhe Kristian Bejl. Brad Pit duhej të merrte rolin e Karroll Shelbi (i interpretuar nga Demon).
Nuk do të jetë i pari dhe më shumë mundësi as i fundit film për F.1. Në Netflix në mars pritet të jetë gati sezoni i 4-t i “Drive to Survive”, një serial dedikuar aventurave të pilotëve dhe që do të paraqesë edhe betejën e madhe të 2021-shit mes Vershtapen dhe Hemilton. Më 15 shtattor ndërkohë ka dalë dokumentari i fundit dedikuar Mikael Shumakerit.
Në 2010-ën dhe 2013-ën kanë dalë respektivisht “Rush”, – kushtuar betejës historike mes Niki Laudës dhe Xhejms Hant në 1976-ën, – dhe “Senna”, dokumentari kushtuar kampionit brazilian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




