Konsumimi i një fileto salmoni në ditë është çelësi për të mbajtur presionin e gjakut në nivele optimale.
Një studim ka zbuluar se konsumimi i tre gramëve të acideve yndyrore omega-3 çdo ditë është doza e duhur.
Kjo është e barabartë me 120 g salmon. Studiuesit analizuan 70 studime që përfshinin 5000 pjesëmarrës të moshës 22 deri në 86 vjeç.
Ata zbuluan se tre ose më shumë gram omega 3 në ditë ulnin presionin e gjakut në vetëm 10 javë.
Ekipi, nga Universiteti i Macau në Guangdong, Kinë, tha se vegjetarianët dhe veganët gjithashtu mund të marrin përfitimet e omega-3 përmes suplementeve.
Xinzhi Li, autor i studimit dhe një asistent profesor në universitet, tha se të rriturit mund të shohin ulje ‘modeste’ të presionit të gjakut nga konsumimi i salmonit.
Studimet kanë treguar se omega 3 ndihmon në kontrollin e presionit të gjakut. Gjithashtu, parandalon sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru.

Dy nga llojet kryesore të omega-3 janë acidi eicosapentaenoic (EPA) dhe acidi docosahexaenoic (DHA), vijnë kryesisht nga peshqit.
Ekspertët analizuan rezultatet nga 71 prova klinike që ekzaminuan se si konsumimi i DHA dhe EPA ndikon në presionin e gjakut.
Të gjithë pjesëmarrësit konsumuan sasi të ndryshme të acideve yndyrore për një mesatare prej 10 javësh. Qoftë si pjesë e dietës së tyre ose si suplement.
Rezultatet, të publikuara në “Gazetën e Shoqatës Amerikane të Zemrës” , tregojnë se ata që konsumonin dy deri në tre gramë në ditë acide yndyrore omega-3 DHA dhe EPA kishin presion më të ulët të gjakut.
Personat që vuanin nga hipertensioni, të cilët konsumonin tre gram omega-3 në ditë, panë një përmirësim të presionit të gjakut.
Megjithatë, rritja e mëtejshme e marrjes së omega-3 nuk dukej se shkaktonte ndonjë përfitim shtesë.
“Shumica e studimeve kanë treguar mbi suplementet e vajit të peshkut dhe jo mbi EPA dhe DHA omega-3 të konsumuara në ushqim. Kjo gjë tregon se suplementet mund të jenë një alternativë për ata që nuk mund të hanë rregullisht peshk të yndyrshëm si salmoni”, shton Li.
Suplementet e algave me acide yndyrore EPA dhe DHA janë gjithashtu një opsion për njerëzit që nuk konsumojnë peshk ose produkte të tjera shtazore.
Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje