Ekonomi

Një fazë e re në ciklet financiare

Të rritesh është gjë e vështirë për t’u bërë, por të vjetërohesh është më e vështirë. Ashtu si njerëzit edhe bizneset kalojnë në cikle, maturohen dhe vjetërsohen. Këto cikle pasqyrohen në tregjet financiare dhe ekspertët u referohen me mbiemrat, i shpejtë, mesatar, i vjetër.

Është vështirë të thuash se si ndahen periudhat nga njëra-tjetra, njësoj si të dallosh kur del nga adoleshenca dhe futesh tek të rriturit.

Tregjet japin disa të dhëna: maturimi i yield-eve të thesarit është vetëm një.

Në katërmujorin e parë, mesazhi nga udha e yield-eve ishte i qartë. Rritja e pjerrësisë së saj dhe niveli më i lartë i yield-eve afatgjata se sa ato afatshkurtra.  Tregjet kanë hyrë në një fazë të re dhe më të vështirë.

Zhvendosja e nivelit të yield-eve, masë standarde vlerësohet midis normave të interesit 2 dhe 10 vjeçare. Në fillim të vitit, ky matës ishte 0.82%, ndërsa tani është 1.58%. Kjo rritje u ndikua dhe nga stimuli ekonomik i SHBA-së për qytetarët.

Në muajin prill, pjerrtësia filloi të binte. Yield-et e bonove të thesarit 2, 3 dhe 5-vjeçare u rritën pasi edhe vetë paraja nisi të çmohej me perspektivën se Banka Federale do të rriste normat e interesit në 2023.

Cilado të jetë arsyeja, nuk mund të gjendet nëpër Bankat Qendrore. Disa e thonë se janë faktorë teknikë, tregtia e obligacioneve të bëra për arsye të menaxhimit të rrezikut, për të ribalancuar portofolet apo çmimet. Ngjarjet botërore luajtën gjithashtu një rol kryesor. Normat e ulëta të interesave në Japoni dhe Europë kontrollojnë yield-et e SHBA-së dhe e anasjella.

Le të kuptohet që faza e shpejtë, e hershme e bonove ka ardhur në mbyllje. Kulmi i rritjes ekonomike mund të ketë kaluar. Indeksi i çmimeve të konsumit me siguri arriti nivelin më të lartë në maj. E ardhmja e stimulit fiskal është e pasigurt. Fatura e infrastrukturës së Amerikës është bllokuar; çfarëdo që del nga Kongresi do të ketë një çmim shumë më të vogël se shifra $ 2trn-3trn.

Tregjet po shikojnë përpara ndonëse nuk kanë çfarë të presin.

Nëse njësoj si yield-et,  jetoni aq shpejt dhe shkëlqeni sa ky cikël biznesi, atëherë mesi i jetës do të arrijë më herët. Atëherë filloni të pyesni veten se si keni arritur këtu dhe çfarë do t’ju çojë tani në tokë.

Burimi: The Economist/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë