Europiani 2020 do të ketë 24 skuadra pjesëmarrëse. 20 nga to do të caktohen nga kualifikueset, që nisin në mars e përfundojnë në nëntor të vitit 2019. Dy më të mirët e grupit kalojnë direkt në Euro 2020.
Kualifikimi për në finalet e kampionatit Europian, “Euro 2020” mbetet i njëjtë me kampionatin e mëparshëm. Do të jenë 24 kombëtare që do të kualifikohen në eventin më të rëndësishëm europian edhe pse këtë herë faza eliminatore do të shtrihet nga marsi i vitit 2019 deri në shtator të vitit 2019, ndryshe nga çfarë ishte më herët, ku zgjaste më shumë se një vit. Në këtë europian për herë të parë nuk do të ketë një ekip që do të shkojë automatikisht në europian, si vend organizator.

Nga këto kualifikuese të Kampionatit europian do të dalin vetëm 20 ekipe, pra dy të parat e çdo grupi. Katër ekipet e tjera që do të luajnë në finalet e “Euro 2020” do të përzgjidhen nga 16 ekipet që dolën të para në grupet e tyre të Uefa Nations League.
Si do luhet UEFA EURO 2020
Formati i këtij kampionati europian të veçantë në pamje të përgjithshme do të jetë i ngjashëm me atë të “Francë 2016”. Do të jenë 24 ekipe të ndara në gjashtë grupe. Dy të para e çdo grupi do të avancojnë në fazën eliminatore të Kampionatit Europian, të cilave do iu bashkohen edhe katër, tre ekipet më të mira të gjashtë grupeve. Më pas do të vazhdohet në fazën e 1/16, 1/8, ¼ dhe deri në finalen e madhe.

Stadiumet pritëse:
Ky kampionat europian do të luhet në 12 vende të ndryshme në Europë dhe Azi.
Finalja dhe gjysmë finalet do të luhen në Londër në Wembley Stadium.
Përveç Wembley që do të presë finalen e madhe, ndeshjet e kampionatit europian “Euro 2020” do të luhen edhe në këto 11 impiante:
Olympic Stadium: Baku, Azerbajxhan
Futball Arena München: Munih, Gjermani
Stadio Olimpico: Romë, Itali
Saint Petersburg Stadium: Shën Petersburg, Rusi
Johan Crojf Arena: Amsterdam, Holandë
Estadio de San Mamés: Bilbao, Spanjë
National Arena: Bukuaresht, Romani
Ferenc Puskás Stadium: Budapest, Hungari
Parken Stadium: Kopenhagen, Danimarkë
Dublin Arena: Dublin, Republika e Irlandës
Hampden Park: Glasgou, Skoci

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




