Ithtarët e një euro të fortë duhet të jenë të kujdesshëm se çfarë dëshirojnë. Nëse monedha forcohet akoma më shumë, do të ngadalësojë rikuperimin e ekonomisë së Eurozonës.
Sipas historisë, një euro e fortë është gjëja e fundit që i duhet Europës. Ish-drejtuesi i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi edhe pse nuk dëshironte, u detyrua të ndërhynte tre herë në forcimin e euros, në 2014-n, 2017-n dhe 2018-n.
Ka pasur shumë zhurmë për shpenzimet e mëdha të Bashkimit Europian mbi mbrojtjen dhe infrastrukturën, të udhëhequr nga Gjermania, dhe pritshmëritë – veçanërisht nga presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde – se monedha e përbashkët do të përfitojë nga dobësimi i dollarit.
Ashtu si me pjesën më të madhe të komenteve mbi dollarin, shumë nga supozimet që presin rritje të euros, ngatërrojnë përdorimin e një monedhe me konceptin e veçantë të vlerës relative të një çifti monedhash me njëra-tjetrën. Ka pak prova që euro po bëhet monedhë ndërkombëtare e biznesit jashtë sferës së saj të ndikimit. Ari ka uzurpuar euron, sipas vlerësimit vjetor të BQE-së si komponenti i dytë më i rëndësishëm i rezervave të bankës qendrore globale. Sipas një sondazhi të Këshillit Botëror të Arit, kjo prirje ka të ngjarë të vazhdojë pa kërcënuar pozicionin kryesor të dollarit në përdorimin global ose mbajtjen e rezervave.
Është e vërtetë që euro është rritur me 13% ndaj dollarit këtë vit, por është më domethënëse rritja 3% ndaj paundit. BQE ka ulur normat shumë më shpejt se SHBA dhe Anglia, por kjo nuk është reflektuar në vlerën e monedhës së saj. Që të rritet kërkesa për euro, duhet një “bujari” fiskale dhe një shpresë së ekonomitë e tjera nuk do të performojnë mirë. Kjo është pikëpyetje e madhe.
Zona e euros mund të jetë tregu më i madh i bashkuar, por ekonomia e saj varet nga eksportet. Kjo shpjegon pse aktualisht është zhytur në bisedime për tarifat me administratën Trump. Suficiti i llogarisë korrente të Gjermanisë prej 250 miliardë eurosh është më i madhi në nivel global, madje duke kaluar edhe Japoninë. Ajo që dikur ishte një forcë kyçe e BE-së, tani është një thembër e Akilit. Një euro më e fortë vetëm sa e bën më të vështirë ruajtjen e vëllimeve të eksporteve.
Fuqia e euros nuk është vetëm ndaj dollarit, por ndaj të gjithë partnerëve të saj tregtarë
Kriza mund të ketë filluar tashmë. Nënkryetari i BQE Luis de Guindos i tha Bloomberg TV të martën se rritja e euros mbi 1.20 dollarë “do të ishte shumë më e ndërlikuar. Por 1.20 dollarë është krejtësisht e pranueshme”.
Në bazë të ponderimit të tregtisë, euro nuk ka qenë kurrë më e fortë. Dobësia e dollarit është ende faktori më i rëndësishëm, pasi kontrollon 1/5 të eksporteve të BE-së, por edhe juani kinezi është po aq i rëndësishëm, 740 mld euro.
Shitja e eksporteve të euros në Kinë bëhet më e shtrenjtë
Shefi i inteligjencës së Bloomberg, strategu i monedhës Audrey Childe-Freeman paralajmëron se BQE do të shqetësohet se fitimet e euros do të përshpejtohen nëse ekonomia amerikane dobësohet. Ky ritëm më i shpejtë i rritjes së euros mund ta shtyjë BQE-në të ulë më tej normat, madje edhe nën zonën e saj neutrale të preferuar prej rreth 2%, ku është tani norma e depozitave. Me drejtësi, do të ketë efekte të kundërta të dobishme si kostot më të ulëta të importit, të cilat me kalimin e kohës mund të reduktojnë faturat e familjeve dhe të rrisin të ardhurat e disponueshme dhe konsumin. Megjithatë, me inflacionin e zonës së euros nën objektivin e inflacionit prej 2% të BQE-së, rreziqet e dezinflacionit mund të jenë shqetësimi më i madh.
Një ekonomi e fortë, konkurruese mund të marrë një monedhë më të fortë në hapat e saj, siç dëshmoi marka gjermane përpara adoptimit të euros. Por një ekonomi në vështirësi e euros që rritet me pothuajse 1% është shumë larg nga kjo. BQE ka përgjysmuar normën e saj zyrtare vitin e fundit për një arsye. Shpërndarja e të gjithë stimulit fiskal të premtuar, dhe më shpejt se sa vonë, është thelbësore për rritjen e vazhdueshme të euros.
Shkruar nga Marcus Ashworth, ish- drejtues i bankës Haitong Securities në Londër, për Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.