Analize

Një epokë e re e inflacionit të lartë po nis

Në gushtin e 2020-s, Jerome Powell, kreu i Bankës Federale në SHBA, njoftoi për një zhvendosje të kornizës politike të bankës. “Ekonomia është gjithmonë në zhvillim” tha ai. “Nga vështrimi jonë duket se një treg i qëndrueshëm pune mund të ndërtohet pa ndikuar në rritje e inflacionit.” Kjo ishte një deklaratë e dalë pas një periudhe ku çmimet nuk ishin rritur as sa objektivat e bankave.

Dy vite më vonë dhe Banka po përballet me rrethana tjera: papunësi e niveleve të larta, rritje të madhe të pagave dhe inflacion rekord. Më 26 gusht, Powell këndoi nën një tjetër melodi. “Pa stabilitet në çmime, ekonomia nuk do të funksionojë për askënd”, -deklaroi ai duke shtuar se Fed do të shtonte dozën e “dhimbjes” për të rikthyer inflacionin në objektiv. Por sa do të jetë objektivi është pyetja që bëjnë të gjithë.

Por ekonomistët dhe politikbërësit u bashkuan dhe thanë njëzëri se forcat globale që ndër dekada kanë mbajtur nën kontroll inflacionin, tani janë dobësuar.

Për të cituar Milton Friedman, inflacioni është zakonisht, një fenomen monetar. Bankat qendrore kanë shumë mjetet për të reduktuar shpenzimet në ekonomi dhe të menaxhojnë që kërkesa të mos kalojë ofertën. Por këto elementë funksionojnë kundër një sfondi ekonomik në zhvillim, i cili mund ta bëjë më të lehtë zbutjen e presioneve të çmimeve në disa raste sesa në të tjera. Pas 1980-s, inflacioni ra dhe nuk ishte më aq i luhatshëm. Kjo i atribuohet politikave më të mira monetare, por edhe kushteve më të mira globale në krahasim me ato që u përballën me bankat qendrore në vitet 1960 dhe 1970, kur ekonomitë u goditën nga rënia e  produktivitetit, shpenzimet qeveritare dhe goditjet e energjisë. Bota tani mund të jetë në limitet e një ndryshimi historik, tha Agustin Carstens, nga Banka Ndërkombëtare.

Janë disa arsye pse inflacioni mund të vazhdojë të qëndrojë i lartë. Shpenzimet qeveritare dhe mënyrat e huamarrjes kanë ndryshuar. Në ekonomitë e pasur dhe ato në zhvilli, borxhi publik është rritur tepër. Kështu, tregjet janë frikësuar se bankat mund të ndihmojnë qeveritë me titujt qeveritarë me anë të shitjes së tyre në vlera më të larta. Kjo mund të ulë besueshmërinë ndaj bankës qendrore dhe të rrisë pritshmëritë e publikut për inflacionin e ardhshëm. Fuqia fiskale që pati ndihma ekonomike gjatë pandemisë, mund të bindë qeveritë ta bëjnë përsëri, për të luftuar recesionin dhe kjo do të rriste më tej shpenzimet dhe inflacionin në të ardhmen. Studimet tregojnë se stimuli fiskal në SHBA gjatë pandemisë e çoi inflacionin 4% më lart nga se duhet të ishte.

Ka më pak punonjës. Rritja e popullsisë në botën e pasur ka pasur një ngadalësim dramatik për shkak të ndryshimeve demografike dhe rënies së emigracionit. Në disa ekonomi, si Amerika, pandemia ndikoi në rënien e fuqisë punëtore, Nga 1990-2010, në të gjithë botën, fuqia punëtore u rrit vrullshëm. Por kjo nuk mund të përsëritet dhe plakja ndodh gjithashtu.

Kështu, punëtorët mund të gëzojnë më shumë fuqi negociuese në të ardhmen, duke nxitur rritjen e pagave dhe duke e bërë më të vështirë punën e bankave qendrore që luftojnë inflacionin. Kjo sjell ndryshime “që vrasin ngadalë” strukturën globale të ekonomisë.

Globalizimi shërbeu si një “amortizues gjigant i goditjeve”, nga vitet 1980 deri në vitet 2010, vuri në dukje Isabel Schnabel, e Bankës Qendrore Europiane, ku zhvendosjet në kërkesë ose ofertë plotësoheshin lehtësisht përmes rregullimeve të prodhimit, në vend të luhatjeve të egra të çmimeve. Tani ai fleksibilitet është në rrezik.

Askund për të vrapuar

Për bankierët, kjo ishte diçka stimuluese. Por nuk duhet të jetë apokaliptike. Disa tendenca mund ta bëjnë pak më të lehtë përballimin e një epoke të re makroekonomike. Ndryshimet demografike mund të ndryshojnë në të dyja drejtimet, siç vuri në dukje Gita Gopinath e FMN. Megjithëse punëtorët në ekonomitë e plakura mund të jenë të paktë, ata gjithashtu do të kursejnë më shumë, duke ndihmuar në zbutjen e presioneve inflacioniste. Dhe ndryshimet e nxitura nga pandemia mund të japin ende një rritje të vonuar të produktivitetit.

Më e rëndësishmja, sot ka më pak konfuzion intelektual sesa në vitet 1970. Siç vuri në dukje Powell, bankierët qendrorë dikur kishin nevojë për bindje se ata mund dhe duhet të mbanin përgjegjësi për nivelin e inflacionit ,një situatë që lejoi inflacionin e lartë të tërbohej për më shumë se një dekadë. Sot, në të kundërt, “përgjegjësia e Fed për të ofruar stabilitet çmimesh është e pakushtëzuar”. Bankierët qendrorë kanë filluar të pranojnë se detyra e tyre mund të jetë më e vështirë për vitet në vijim. Kjo vetëdije mund të parandalojë që një epokë e re tronditjesh dhe paqëndrueshmërie të jetë vërtet katastrofike./The Economist


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë