Mode

Një ekspeditë për çantat e dorës, ku janë ndërthurur stili dhe arti

Çantat janë unike si aksesorë të modës. Ndoshta janë një ndër aksesorët që do shumë kujdes në kombinim dhe në të njëjtën kohë mund të luash me stilin, madhësinë dhe kombinimin. Nisur nga kjo, ndër vite kemi parë krijime të cilat nuk janë thjesht pjesë e modës, por vepra arti. Ky fenomen ka arritur në përfundimin e tij në vitet e fundit, pasi marka si Hermes, Chanel dhe Dior kanë bashkëpunuar me stilistë të ndryshëm për të sjellë çanta të veçanta.

Gjithë këto i ka treguar Lucia Savi në një ekspozitë të quajtur “V&A ku janë çantat të cilat përveç e stilin, kanë dhe artin.

“Ne nuk veshim çanta, ne i mbajmë ato, kështu që ata kanë shkallë pavarësie. Ato mund të projektohen në mënyra shumë të pazakonta, e cila është mënyra se si ata mund të bëhen lehtësisht një qen, një bretkosë ose një lepur i vogël. Kemi një hapësirë ku mund të bësh çfarë të duash.” tha Lucia Savi, kuratore e ekspozitës.

Në Shekullin e 17-të, çantat e vogla u bënë në forma të pazakonta si bretkosat, ndërsa teknika u përdor për të krijuar çanta elegante të cilat shpesh shkëmbeheshin si dhurata midis aristokratëve.

‘Reticule’, e cila u shfaq në Shekullin 19 dhe konsiderohet pararendëse e çantës moderne, kishte një sipërfaqe të sheshtë, kështu që ofronte mundësinë e përsosur për shprehje artistike.

“Ekzistonte një sipërfaqe për t’u zbukuruar në mënyrë që gratë t’i dekorojnë ato me modele dhe lule.” thotë Savi.

Projektimet inovative nga shekulli 19, të cilat përfshinin çanta në formën e shportave të luleve, guaskave dhe ananaseve, ndikuan në trendin e vitet 1930. Dizajnerë të tillë si Anne-Marie nga Parisi krijuan çanta të çuditshme në formën e telefonave madje edhe radiove.

Këto nga ana tjetër kishin një ndikim në krijimet e ngjashme me xhevahiret e stilistes amerikane Judith Leiber, çantat e kërkuara të mbrëmjes së të cilave vijnë në formën e gjithçkaje, nga buzëkuqi dhe dizenjuesi britanik Lulu Guinness e të cilit çantat nga vitet 1990 mund të shihen si një interpretim tre-dimensional i dizenjove të rrjetave të luleve.

Në dekadat e fundit kjo prirje është përshpejtuar ndërsa markat bashkëpunojnë me artistë për të gjallëruar modelet e tyre klasike. Në veçanti Louis Vuitton ka punuar me artistë, duke filluar me Stephen Sprouse dhe çantat e tij me grafite neoni, me drejtorin e atëhershëm artistik Marc Jacobs në 2001. Që atëherë, marka ka punuar me të gjithë, nga Takashi Murakami te Yayoi Kusama.

“Ata janë si grup ku artistët përpiqen dhe eksperimentojnë në një mënyrë të re.” thotë Savi.

Këto “eksperimente” kanë përfshirë serinë e Bethan Laura Wood për çantat Iside dhe Passepartout të Valextra dhe modelet e Marc Quinn për çantën Lady Dior. Estetika e çuditshme e Wood, e frymëzuar nga Eduardo Paolozzi dhe e realizuar në nuancat e akullores Napolitane dhe ambienteve të viteve ‘70, shndërron çantat disi të “mërzitshme” në ikona moderne.

Stilisti Marc Quinn, i cili u ftua të interpretojë modelin klasik të Dior për hapjen e dyqanit të tyre të ri ‘Bond Street’ në Amerikë në 2016, mori si frymëzim serinë e tij “Epoka e Aluminit” duke gdhendur orkide në gjendje të ndryshme të lulëzimit në lëkurën e qengjit, një krijim që atëkohë u cilësuar si “një bukuri që të lë pa frymë.

Savi është marrë dhe me valixhet International Woman që Tracey Emin projektoi për të festuar 10 vjetorin e çantave Le Pliage të Longchamp në 2004.

“Kjo është një pjesë ku vërtet shikon një artist që punon si në një pjesë të artit,” thotë ajo. Janë 200 canta ku secila ka një lule unike të dizenjuar dhe një vendndodhje ku çdo vendndodhje i kujton stilistit një moment të jetës së tij.

“Ka një marrëdhënie shumë të fortë mes modës dhe artit tani.” thotë Rachel Koffsky, shefe e çantave të dorës dhe shitjeve të aksesorëve në Christie’s.

“Tani janë koleksionistët e artit në botën e modës dhe koleksionistët e modës në botën e artit.”

Por duket se ajo që tërheqin koleksionistët seriozë të çantave, sezon pas sezoni, janë klasikët, çanta Lady Dior, çanta Chanel Flap, Hermès Kelly dhe, natyrisht, Birkin.

“Birkin konsiderohet si çanta më e dëshirueshme në botë për shkak të modelit ikonik dhe mënyrës se si krijohet me dorë në atelie. Është me të vërtetë shkalla më e lartë e mjeshtërisë”, thotë Koffsky.

Një Himalaya Birkin, e shitur në Christie’s në Hong Kong në 2017, theu rekordin botëror për çantën më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në ankand.

“Kjo çantë e veçantë është e zbukuruar me diamant 18 karat. Ishte me të vërtetë më shumë se thjesht një çantë. Ishte gjithashtu një stoli, një vepër arti”, thotë Koffsky.

“Pas recesionit në vitin 2008, shpenzimet e klientëve ishin duke u zvogëluar. Sidoqoftë, disa çanta, si Hermès Birkin, vazhduan të mbanin vlerën e tyre. Shija e koleksionistëve ka ndryshuar dhe tani ata po shikojnë çantat e dorës si diçka që është një aset dhe jo thjesht një artikull mode”, thotë Koffsky.

Dëshira për këto dizajne po ushqehet “nga një ndjenjë që bota e modës po shikon në të kaluarën për të kuptuar modelet e së tashmes”, thotë Koffsky.

Saddlebag i Dior, i cili debutoi për herë të parë në 1999, është sjellë përsëri nga Maria Grazia Chiuri dhe Alessandro Michele në Gucci është shumë i frymëzuar nga arkivi i Guccit.

“Çantën që mamaja e kishte në vitet 1970, papritmas e sheh atë në një dyqan dhe shikon që tashmë ajo është kthyer në një vepër arti, që kushton sa qimet e kokës”, thotë Koffsky.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë