Një dokumentar i ri i prodhuar nga HBO pretendon se ka zbuluar identitetin e vërtetë të krijuesit të Bitcoin, që mban pseudonimin Satoshi Nakamoto.
Krijuesi, Cullen Hoback, zbuloi në X se ai kishte "gjurmuar dikë që u zhduk" - një referencë e për krijuesit misterioz të Bitcoin dhe kjo do të shqyrtohet në prodhimin e tij televiziv “MoneyElectric: The Bitcoin Mystery”.
A few of you might have wondered why I disappeared. Well, I was tracking down someone else who disappeared.
— Cullen (@CullenHoback) October 3, 2024
Curious who's behind Bitcoin?#MoneyElectric: The Bitcoin Mystery drops next Tuesday. It's going to be a rollercoaster. #Satoshi https://t.co/2B17FZxkqZ
Nëse gjetjet e dokumentarit pranohen, kjo mund të “godasë” tregjet financiare, madje dhe zgjedhjet presidenciale në SHBA, duke pasur parasysh se kandidati republikan Donald Trump ka tërhequr suportin e mbështetësve të Bitcoin.
Dokumentari do të nisë më 8 tetor në platformën HBO.
Bitcoin është bërë fenomeni financiar i epokës së internetit. Që nga krijimi i saj në 2009, kriptomonedha rezistente ndaj censurës, e cila ekziston në një libër të decentralizuar të quajtur blockchain, është bërë një depo me vlerë për ata që janë të bindur se paratë tradicionale po zhvlerësohen sistematikisht; një mjet spekulimi për ata që ndihen të përjashtuar nga tregjet e rregullta financiare; dhe, në mënyrë kritike, një mjet popullor pagese për produkte dhe shërbime të paligjshme, të tilla si narkotrafikantët, mashtrimet kibernetike dhe vrasjet me pagesë.
Mbështetur dhe nga kreu i Tesla e SpaceX, Elon Musk, Bitcoin është bërë një aset triliona dollarësh në një shkallë që edhe bankave qendrore u është dashur të marrin masa.
Kështu, gjetja e Satoshit, mund të ngrejë disa pyetje dhe mund ta fusë atë në listën e njerëzve më të pasur në botë. Satoshi kontrollon rreth 1.1 mln Bitcoin, por është e paqartë nëse ai ka ende akses në ato portofole. Nëse ka, pasuria e tij shkon 66 mld dollarë.
Vetë komuniteti i Bitcoin refuzon të dijë se ku është Satoshi, duke argumentuar rëndësinë e privatësisë së tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.