Futboll

Një dardan në udhëkryq

Nga Gazeta Si – Lille udhëtoi dje drejt Dortmund për të vazhduar fazën përgatitore për sezonin 2025/26 season dhe 26 vjeçari Edon Zhegrova nuk ishte pjesë e grupit prej 29 lojtarësh – ashtu si Mohamed Bayo, Tiago Morais dhe Rafael Fernandes.

Dardani Zhegrova nuk luan për “Les Dogues” prej Dhjetorit në barazimin 1-1 kundër Olympique Marseille. Marrëdhënia lojtar-klub u kris në Janar kur Zhegrova refuzoi të rinovonte kontratën që skadon Qershorin e ardhshëm.

Një dëmtim muskular pasoi pak javë më vonë duke bërë që sulmuesi anësor të mbyllte sezonin. Në pritje të rekuperimit të plotë, Lille siguroi vendin e 4 në Ligue 1 dhe Presidenti i klubit, Olivier Létang duket i bindur ta lërë të largohet.

Sipas L’Équipe, ofertat për dardanin janë të pakëta dhe vetëm Napoli ka shfaqur interes por çmimi i vendosur nga Lillë është konsideruar i lartë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë