Bota

Një çift arrin të çarmatosë një nga autorët e masakrës në Sidnei, por ai i vret ata

Gazeta Si – Një çift qytetarësh heronj, u përpoqën të ndalonin një nga sulmuesit në masakrën e Bondi Beach në Sydney, por për fat të keq ata u qëlluan për vdekje.

Emri i burrit ishte Boris Gurman, 69 vjeç. Gruaja e tij, Sofia, 61 vjeçe, ndërhyri gjithashtu dhe humbi jetën së bashku me të.

Sipas “Sydney Morning Herald”, çifti ishte i pari nga 15 viktimat e sulmit. Boris dhe Sofia, hebrenj dhe banues në Bondi, do të festonin 35-vjetorin e martesës në janar, raporton BBC.

Një video tregon Gurman, një mekanik në pension, duke u përballur me një nga sulmuesit dhe duke i marrë armën para se të dy të binin në tokë.

Ai më pas ngrihet dhe duket se e godet sulmuesin me pushkë. Besohet se autori më pas kapi një armë tjetër zjarri, të cilën e përdori për të vrarë atë dhe gruan e tij, e cila punonte për “Australia Post”.

“Ndërsa asgjë nuk mund ta lehtësojë dhimbjen e humbjes së Boris dhe Sofia, ne ndiejmë krenari të madhe për guximin dhe vetëmohimin e tyre”, tha familja. “Kjo përmbledh se kush ishin ata: njerëz që instiktivisht dhe pa vetëmohim kërkonin të ndihmonin të tjerët”.

Një gruaja që zotëronte pamjet e kamerës së makinës së saj, i tha agjencisë së lajmeve “Reuters”, se Gurman “nuk iku me vrap, por rrezikoi duke përdorur gjithë forcën e tij për t’i rrëmbyer armën dhe për të luftuar deri në vdekje”.

Një person tjetër që pretendoi se kishte qenë dëshmitar i incidentit, i tha agjencisë australiane të lajmeve, “9News”: “Ai ishte një hero. Ai u përpoq. Të gjithë duhet ta dinë se çfarë sakrifikoi me plumbat që fluturonin”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë